Tahiri tha se ky vendim duhet të apelohet dhe është shprehur i bindur se rasti pastaj do të fitohet, përcjell teve1.info
“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë për liri, luftë e drejtë, luftë kundër sistemit dhe okupimit të Sllobodan Millosheviqit. Ky vendim duhet të apelohet dhe drejtësia duhet të dalë në pah. Cali dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë kanë bërë një luftë të drejtë, dhe për mua personalisht dhe për të gjithë shqiptarët që frymojnë shqip, kjo është diçka e pakapshme, e paargumentueshme, dhe jam i bindur se drejtësia do të del dhe do të rezultojë që ai do ta fitojë në apelim. Duhet të apelohet për shkak se kjo me të vërtetë është një vendim absurd”, tha ai në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Sot, Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Mustafa u dënua për tri nga katër aktakuzat për krime lufte që ngarkohej: Ndalim arbitrar (Pika 1), Torturë (Pika 3) dhe Vrasje e paligjshme (Pika 4). Derisa u shpall i pafajshëm për pikën 2-Trajtim mizor. /Teve1.info/