TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar vjen këtë javë në Kosovë

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Escobar vjen këtë javë në Kosovë

Gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të vijë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kanë njoftuar se Emisari amerikan do të diskutojë për çështjen e dialogut si dhe për dinarin serb me krerët shtetëror të Kosovës.

Dinari do e sjell në Prishtinë edhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Departamenti Amerikan i Shtetit, duke bërë të ditur vizitën e emisarit amerikan ka thënë që temë diskutimi do jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Ardhja e tij në kryeqytetin kosovar po bëhet në një kohë kur raportet SHBA-Kosovë janë të tensionuara.

Vetëm pak ditë më parë, Escobar tha se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton SHBA-në si partnere, për shkak të mospajtimeve për dinarin serb.

Për vizitën e zyrtarit nga Shtëpia e Bardhë ka folur edhe shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

Megjithatë, sipas saj vetëm konvertimi i dinarit apo afatet e lehtësimit të konvertimit mund të diskutohen, pasi në Kosovë është vetëm një valutë.

Si të rëndësishme këtë vizitë e vlerëson edhe profesori nga Westminster Univeristy, Aidan Hehir, i cili shprehet kritik për qasjen e emisarit amerikan ne raport me Kosovën.

“Natyrisht që është mirë kur një diplomat i rëndësishëm vjen për vizitë në Kosovë. Megjithatë fatkeqësisht edhe Gabriel Escobar bën pjesë në atë grupin e ndërkombëtarëve që mendojnë se mund ta afrojnë Serbinë duke i bërë presion Kosovës për ta pranuar një marrëveshje jo të mirë. Është një qasje që nuk po funksionon dhe Serbia po vazhdon e po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe më agresive. Pra Perëndimit nuk po i shpaguhet përpjekja e tyre për ta afruar Vuçiqin. Në anën tjetër Kosova është një demokraci funksionale dhe është vlerësuar lartë nga shumë organizata kredibile ndërkombëtare për nivelin e demokracisë dhe lirinë e medies”, deklaroi profesori Aidan Hehir.

Hehir vlerëson se Kosova është në të drejtën e saj për çështjen e dinarit.

“Pyetje ime është kështu, a do ta lejonin shtetet e QUINT-it përdorimin e një valute tjetër brenda kufijve të tyre? Natyrisht se nuk do ta lejonin. Grupe te caktuara që janë të lidhura me Serbinë kanë keqpërdorur më këtë valutë. Gjithashtu, serbët në Kosovë e kanë përdorur dinarin edhe për të treguar se nuk e njohin shtetin e Kosovës. Pra Kosova me këtë vendim thjesht po vepron në mënyrë sovrane, njësoj siç bëjnë edhe shtetet e tjera. Mënyra se si po reagon Perëndimi për këtë çështje thjesht po tregon se nuk kanë një qasje të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë, pra kërkesat e tyre nuk janë fare legjitime”, u shpreh profesori Hehir.

DASH ka njoftuar që Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars 2024.

Gabriel Escobar do të zhvillojë takim edhe me ndërmjetësuesin Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak në Bruksel.

Ky i fundit ka treguar se BE po punon për të organizuar një takim të ri në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gatshme dhe të sigurta

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Shpërthim vdekjeprurës në një fabrikë të eksplozivëve në ShBA

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën