TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar viziton Shkupin, në fokus ndryshimet kushtetuese

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Escobar: Ndalesa e mallrave dhe kamionëve serb është eskalim i panevojshëm i një situate të tensionuar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën do të arrijë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur kabineti i presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski.

Sipas agjencisë së lajmeve MIA, e cila njoftoi për vizitën, t diplomati amerikan do të takohet në Shkup edhe me kryeministrin  Dimitar Kovaçevski, dhe liderin e opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Diplomati i lartë amerikan do të arrijë në Shkup një javë pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut filloi procedura për ndryshime kushtetuese. Me këto ndryshime, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në Kushtetutë.

Ndryshimet janë të nevojshme për ta vazhduar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, më 18 gusht, u debatua për iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës. Por, iniciativa nuk u hodh në votim, me qëllim që të sigurohet shumica e dy të tretave.

Ndryshimi i preambulës së Kushtetutës maqedonase parashihet në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe çështjet historike.

Marrëveshja bazohet në atë që njihet si “propozimi francez”, që ishte miratuar në kuvendet e të dyja shteteve.

Por, nëse ndryshimet nuk miratohen, atëherë bisedimet nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020.

Qeveria pretendon se e ka mbështetjen e 72 deputetëve dhe se i duhen edhe tetë të tjerë për një shumicë prej dy të tretash apo 80 nga gjithsej 120 deputetë sa ka Parlamenti maqedonas.

Në muajin korrik, diplomati amerikan Escobar tha në një debat për Ballkanin Perëndimor para nënkomitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan se “SHBA-jae mbështet procesin për ndryshimet kushtetuese që do ta lejonin Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet në BE”.

Ai tha se po punonte edhe me Qeverinë e re të Bullgarisë që të mos bëjë kërkesa të reja.

Opozita maqedonase nuk i mbështet këto ndryshime me arsyetimin se “pala bullgare do të paraqesë kushte të reja që do të jenë të dëmshme për interesat maqedonase”.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, e pyetur për qëndrimin e saj në lidhje me procesin e ndryshimeve kushtetuese, tha se “nuk i takon asaj të flasë për këtë, por qytetarët duhet t’ia bëjnë të ditur politikanëve se duan të jenë pjesë e BE-së”./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, vriten në sulmet e fundit izraelite në Gaza

Tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, vriten në sulmet e fundit izraelite në Gaza

Gjykata në Pejë: Sot pranuam aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Gjykata në Pejë: Sot pranuam aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

“QIKA” aksion para Qeverisë: Shteti duhet të japë llogari

“QIKA” aksion para Qeverisë: Shteti duhet të japë llogari

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë për të mërkurën

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë për të mërkurën

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë brenda

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë brenda

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën