Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.
Takimi pritet të nis nga ora 10:00, ku mediat fillimisht do të lejohen ta marrin pamje, ndërkaq pas takimit do te ketë deklaratë për media.
Escobar ka paralajmëruar se po vjen në Kosovë për të diskutuar lidhur me vendimin për dinarin të cilin e ka konsideruar si katastrofik dhe jo kompetent.
Escobar e ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë legjitimitetin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për efektin që ka te komuniteti serb.
Qysh prej 10 marsit e deri më 18 mars, Escobar do të realizojë një mori takimesh në Belgjikë, Kosovë, Austri dhe Mal të Zi./teve1.info