TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar: Kurti është partner i yni, ndonëse nganjëherë është partner i vështirë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Escobar: Kurti është partner i yni, ndonëse nganjëherë është partner i vështirë

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Escobar në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore ka thënë se Kurti është “partner i ShBA-së, ndonëse nganjëherë është partner i vështirë”.

“Zoti Kurti është partner i yni. Nganjëherë është një partner i vështirë, por është partner. Kosova është partnere jona. Serbia është partnere jona. Pra, në të ardhmen dëshirojmë të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe nga përmirësimi i marrëdhënieve që kemi me Serbinë”, ka thënë Escobar.

Escobar ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor.

“Për Qeverinë e SHBA-së, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me mundësi të jashtëzakonshme. Rajoni ka potencial për të qenë lider në IT, transport, energji, infrastrukturë, transport dhe madje edhe turizëm. Rajoni ka universitete të shkëlqyera, një fuqi punëtore të talentuar dhe një fuqi punëtore relativisht të re”, ka thënë Escobar.

Gjithashtu,Escobar ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Ne në Ohër arritëm një marrëveshje. Një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që hapi derën për një marrëdhënie paqësore, konstruktive dhe të parashikueshme mes Serbisë dhe Kosovës., sipas rregullave evropiane. Kur u larguam nga Ohri, u larguam me optimizëm. Në dy muajt që kur arritëm atë marrëveshje, kemi pasur shumë kriza politike dhe do të thosha se të gjitha ishin të parashikueshme dhe mund të shmangeshin. Pra, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të shtensionuar menjëherë proceset, për të shtensionuar situatën dhe menjëherë të kthehemi me fokusin në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Për Serbinë kjo do të thotë t’i jap fund bllokimit të Kosovës drejt integrimit evropian dhe ndërkombëtar. Për Kosovën kjo nënkupton fillimin e procesit të zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Duhet të punojmë në të dy këto fusha”, ka thënë Escobar.

Escobar ka thënë se po të pyetej ShBA-ja gjithë Ballkani Perëndimor do të ishte në Bashkim Evropian deri në vitin 2030.

“Unë supozoj se deri në vitin 2030, të gjitha vendet e rajonit do të jenë në rrugën e tyre të mirë për të përmbushur kushtet për anëtarësim të plotë në Bashkim Evropian”, ka thënë Escobar.

ShBA-ja e ka fajësuar Kurtin për tensionet e fundit në veri, ndërsa kanë kërkuar që kryetarët shqiptarë të mos futeshin në objektet komunale të komunave veriore. Pas kësaj, ndërkombëtarët kërkuan zgjedhje të reja në veri, duke garantuar pjesëmarrjen e serbëve. Por deri tash s’ka marrëveshje./teve1.info/

Tags: albin kurtiGabriel EscobarSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën