TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar: I kemi dy propozime, zbatimi i marrëveshjes të nisë me Asociacionin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Escobar: Me apo pa pjesëmarrjen e serbëve, ShBA do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në veri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin përparime të dukshme në zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e radhës që do të mbahet pas dy javësh në nivel të kryenegociatorëve. I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një konference për media nga Brukseli, të cilën e zhvilloi përmes platformave online, tha se ka parë një përparim të vogël në takimin e 2 majit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, siç tha ai, pas arritjes së marrëveshjes në Ohër, tani duhet të vazhdohet me zbatimin e saj.

Escobar tha që pret të ketë një takim mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq brenda dy javëve “për ta diskutuar këtë proces sërish”.

Vet takimi i 2 majit, mes Kurtit e Vuçiqit, tha Escobar, duhet të shihet në funksion të zbatimit pasi që marrëveshja tashmë është arritur.

SHBA-ja e BE-ja, nënvizoi Escobar, presin përparime të dukshme në takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve, që do të mbahet pas dy javësh.

“Sidomos Kosova duhet ta merr seriozisht këtë proces dhe ta çoj përpara atë, duke mos e parë procesin si të kthyeshëm prapa.

Escobar, u pyet në vazhdimësi në lidhje me draft-propozimin e Ekipit Menaxhues, ekip ky i afërt me presidentin serb Vuçiq dhe propozimin e kryeministrit Kurti, në anën tjetër në lidhje me statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Escobar tha se të dy propozimet e statutit – të Kurtit dhe të ekipit menaxhues, të paraqitura në Bruksel – ishin serioze, por “nuk më takon mua të vendos nëse është serioz, nuk është një proces i ndërmjetësuar nga Amerika, por proces i ndërmjetësuar nga Evropa”.

“Ne shohim një evolucion në të dyja anët, në njërën anë e pamë draftin e Ekipit Menaxhues e në anën tjetër i dëgjuam edhe parimet e prezantuara nga Qeveria e Kosovës, mbi të cilat e shohin se si mund të themelohet Asociacioni”, tha Escobar.

“Pra, kemi një përparim të vogël në prezantimet nga të dyja palët se si e shohin asociacionin. Tash presim që në takimin e radhës pas dy javësh të ecet përpara”, tha diplomati amerikan.

Sipas tij, asociacioni mund të shihet edhe si instrument për garantimin e të drejtave të komunitetit serb.

“Marrëveshja nuk është për fitues e humbës, ajo i bën të dyja palët të fitojnë dhe dërgon drejt normalizimit”, tha Escobar, duke përsëritur se SHBA do të insistojë që marrëveshja e arritur të zbatohet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën