TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ermal Krasniqi bashkohet me Rrahmanin dhe Hasanin, detajet e marrëveshjes mes Cluj dhe Rapid Bukureshtit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ermal Krasniqi bashkohet me Rrahmanin dhe Hasanin, detajet e marrëveshjes mes Cluj dhe Rapid Bukureshtit

Rapid Bukureshti ka arritur marrëveshje me CFR Clluj për transferimin e sulmuesit anësor nga Kosova, Ermal Krasniqit, teksa janë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes mes dy klubeve.

Duke luftuar me FCSB, Rapidi është skuadra më aktive e Superligës Rumune në tregun e transferimeve dimërore.

Pasi sollën Florent Hasanin nga Tirana dhe Borisav Burmazin, Rapidi ka arritur marrëveshje me CFR Cluj për transferimin e Ermal Krasniqit, i cili ishte i kërkuar edhe nga Gigi Becali në FCSB.

Sipas mediumit rumun Fanatik, të dyja palët kanë shtrënguar duart për marrëveshjen e transferimit dhe Krasniqi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë me opsion vazhdimi edhe për një sezon.

Lojtari kosovar thuhet se do të ketë një pagë mujore prej 20 mijë eurosh te Rapidi.

Në këmbim të Ermal Krasniqit, presidenti Dan Sucu është dashur të paguajë shumën prej 1 milion euro, ndërsa CFR Cluj ka mbajtur edhe 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme.

Sulmuesi do të ketë bashkëlojtarë te Rapidi, Albion Rrahmanin dhe Florent Hasanin, ‘kolegë’ në Përfaqësuesen e Kosovës.

“Mund ta konfirmoj. Kolegët më njoftuan se Ermal Krasniqi është lojtari i Rapidit. E mirëpresim dhe shpresojmë që së bashku të luftojmë për objektivat që i dimë të gjithë, vendet 1-3 e pse jo edhe titullin kampion”, ka thënë fillimisht pronari Dan Sucu për Fanatik.

“Krasniqi është një transferim që përshtatet në strategjinë e Rapidit për të sjellë lojtarë të rëndësishëm, lojtarë konkurrues, të cilët do të bëjnë ndryshimin për ekipin tonë dhe për tifozët tanë të mrekullueshëm”.

“Krasniqit mund t’i them vetëm: ‘Mirë se erdhe në Giulesti, Ermal!’”, përfundoi presidenti i Rapid Bukureshtit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

Bayerni mposhtet nga Lille

Bayerni mposhtet nga Lille

Barcelona me lehtësi mposht Sabahun në Baku

Barcelona me lehtësi mposht Sabahun në Baku

Berisha: Marrëveshja VV-PDK për Ligjin e ri për Specialen krijon shpresë të rrejshme te qytetarët

Berisha: Marrëveshja VV-PDK për Ligjin e ri për Specialen krijon shpresë të rrejshme te qytetarët

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

“Info Nata”- 25.11.2026

“Info Nata”- 25.11.2026

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

Çollaku: Qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për krizën energjetike dhe çmimet e naftës

Çollaku: Qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për krizën energjetike dhe çmimet e naftës

Bayerni mposhtet nga Lille

Bayerni mposhtet nga Lille

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën