Të martën, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ndërprerë një intervistë televizive, pasi kishte pasur dhimbje barku.
Erdogan u kthye më vonë duke kërkuar falje dhe shpejguar se çfarë kishte pasur.
“Dje dhe sot ishin ditë të rënda. Kam probleme me stomakun. Në një moment, kam menduar nëse do të keqkuptohesha po ta anulonim programin. Por kam premtuar. Ju kërkoj falje juve dhe audiencës”, është shprehur Erdogan, raportojnë mediat turke, transmeton AFP
Erdoğan'ın katıldığı canlı yayında soru soruldu ve cevap gelmeden aniden reklama gidildi. pic.twitter.com/sfkrtpyGqg
— Con Sinov (@lordsinov) April 25, 2023
Ai po ashtu dukej i lodhur gjatë intervistës.
Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe aleatët e tij nacionalistë, kanë kandiduar edhe zyrtarisht për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, me synim që të fitojnë edhe një mandat në pushtet.
Erdogan është zgjedhur fillimisht president më 2014 dhe më pas është rizgjedhur më 2018. /Teve1.info/