TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Erdogani bisedon me Abbasin për konfliktin në Gazë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Erdogani bisedon me Abbasin për konfliktin në Gazë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e priti në një takim liderin palestinez Mahamoud Abbas, për të biseduar për konfliktin në Rripin e Gazës, tha Presidenca turke.

Zyra e Erdoganit tha të mërkurën vonë se dy liderët biseduan për “masakrat që po i kryen Izraeli në territoret palestineze” dhe për “hapat që duhet të ndërmerren për një armëpushim të përhershëm dhe për paqe”.

Sipas komunikatës, Erdogani u zotua për ta vazhduar mbështetjen për “kauzën e drejtë të Palestinës” dhe për të punuar për “rritjen e trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Izraelit… posaçërisht nga bota islamike” për dërgimin e ndihmave humanitare dhe për sigurimin e paqes.

Abbas mbërriti në Ankara të mërkurën për një vizitë, e cila po ndodh në një kohë kur Irani ka kërcënuar se do të hakmerret kundër Izraelit për vrasjen në Teheran të Ismail Haniyeh – liderit politik të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kërcënimi i Iranit i ka rritur druajtjet për përhapjen e luftës në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Erdogan, një mbështetës i madh i Hamasit dhe i kauzës palestineze, e ftoi Abbasin pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e mbajti një fjalim në Kongresin amerikan në korrik. Lideri palestinez pritet të mbajë fjalim në një seancë speciale në Parlamentin e Turqisë të enjten.

Për dallim nga vendet perëndimore, Erdogani e ka lavdëruar Hamasin, duke e quajtur atë lëvizje çlirimtare. Ai madje e ka mirëpritur Haniyehun disa herë në Turqi.

Abbasi, i cili jeton në Ramallah në Bregun e okupuar Perëndimor, është president i Autoritetit Palestinez, i cili është lënë mënjanë prej se nisi lufta në Gazë, kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin në jug në tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz dhe rrëmbyer rreth 250 të tjerë.Përveç mbështetës i Hamasit, Erdogani ka qenë edhe ndër kritikët më të mëdhenj të operacioneve të ushtrisë izraelite në Gazë, duke e akuzuar Qeverinë izraelite për kryerjen e gjenocidit dhe duke e krahasuar Netanyahun me Adolf Hitlerin.

Vrasja e Haniyehut më 31 korrik në Iran nga një sulm i supozuar izraelit, e cila ndodhi pak pasi një komandant i lartë i Hezbollahut u vra në Liban, i ka përshkallëzuar tensionet rajonale, dhe frikën se Irani do të përgjigjet.

Pak para mbërritjes së Abbasit në Turqi, ambasadori amerikan në Turqi, Jeffry Flake, tha se Uashingtoni po e kërkon ndihmën e Turqisë dhe qeverive të tjera mike të Teheranit, për shtensionimin e situatës./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Më 13 tetor, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollave

​36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

​36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

Përfundon protesta para Kuvendit, kërkohet votimi i ligjit për Specialen pa vonesë

Përfundon protesta para Kuvendit, kërkohet votimi i ligjit për Specialen pa vonesë

Hamza pas takimit me Kurtin: Kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit të Speciales në dy lexime, pastaj diskutojmë për presidentin

Hamza pas takimit me Kurtin: Kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit të Speciales në dy lexime, pastaj diskutojmë për presidentin

Gjatë protestës “Jo në emrin tim”, parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë falas

Gjatë protestës “Jo në emrin tim”, parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë falas

Karabinierët italianë patrullojnë në Mitrovicë, KFOR: Për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë

Karabinierët italianë patrullojnë në Mitrovicë, KFOR: Për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë

“Dardanët” mbyllin përgatitjet në “Fadil Vokrri”, gati pët Austrinë

“Dardanët” mbyllin përgatitjet në “Fadil Vokrri”, gati pët Austrinë

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën