Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se masakrat, vrasjet, uria dhe mizori të tjera vazhdojnë të ndodhin çdo ditë në Gaza, ndërsa bota i shikon këto ngjarje, duke akuzuar Izraelin se e ka shndërruar enklavën palestineze në “kampin më të madh të përqendrimit në botë”.
“Masakrat, vrasjet, uria dhe shumë më tepër vazhdojnë të përsëriten çdo ditë para syve të botës në Gaza, të cilën qeveria izraelite e ka shndërruar në kampin më të madh të përqendrimit në botë”, tha Erdogan në një takim të grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Ankara, sipas Anadolu.
Presidenti turk u bëri thirrje gjithashtu myslimanëve të ndërmarrin veprime dhe të intensifikojnë presionin ndaj Izraelit për veprimet e tij në Gaza.
“Si myslimanë, ne duhet të ndërmarrim veprime dhe të sigurohemi që të ushtrohet presion më i madh mbi Izraelin”, tha ai.









