TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Erdogan më i pëlqyeri në Kosovë në mesin e liderëve botërorë

by Tëvë1
10 muaj ago
2
A A
Erdogan më i pëlqyeri në Kosovë në mesin e liderëve botërorë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka doli lideri më i pëlqyer në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinë në një sondazh të zhvilluar në vendet e Ballkanit, ndërsa është renditur i dyti në Mal të Zi dhe i katërti në Serbi ndër liderët ndaj të cilëve publiku ka pikëpamje më pozitive.

Hulumtimi me titull “Anketa rajonale e Ballkanit Perëndimor” është realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.

Në këtë anketë ballë për ballë me qytetarët, janë bërë pyetje si: “A mendoni se vendi juaj po ecën në drejtim të duhur apo të gabuar?”; “Cili është problemi më i madh me të cilin përballet vendi juaj sot?”; “Cili është problemi më i madh me të cilin përballet Evropa sot?”; “Çfarë lloj njerëzish kemi nevojë të na udhëheqin në të ardhmen?”; “Cilin vend e shihni si aleatin më të rëndësishëm për vendin tuaj?”; dhe “Çfarë mendimi keni për liderët botërorë dhe rajonalë të mëposhtëm – shumë negativ, disi negativ, disi pozitiv apo shumë pozitiv?”.

Pjesëmarrësit kanë theksuar se problemet kryesore me të cilat përballen vendet e tyre dhe me të cilat qeveritë duhet të merren janë “jeta e shtrenjtë, çmimet e larta, korrupsioni dhe papunësia”.

Në pyetjen “Çfarë mendimi keni për liderët botërorë dhe rajonalë të mëposhtëm?”, presidenti Erdoğan është renditur si lideri ndaj të cilit janë shprehur opinionet më pozitive në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në Kosovë, presidenti Erdoğan është renditur i pari me 77 për qind, presidenti amerikan Donald Trump i dyti me 74 për qind dhe pas tyre presidenti kinez Xi Jinping me 16 për qind.

Në Maqedoninë e Veriut, Erdoğan ka kryesuar me 75 për qind, Trump i dyti me 66 për qind dhe presidenti rus Vladimir Putin i treti me 52 për qind.

Në Bosnjë e Hercegovinë, 62 për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë mendim pozitiv për presidentin Erdoğan, ndërsa Xi ka dalë i dyti me 50 për qind dhe Putin i treti me 42 për qind.

Në Mal të Zi, Xi ka dalë i pari me 57 për qind, ndërsa Erdoğan dhe Putin kanë ndarë vendin e dytë me nga 54 për qind, të ndjekur nga Trump me 52 për qind.

Në Serbi, Putini ka dalë i pari me 79 për qind, Xi i dyti me 70 për qind, Trump i treti me 44 për qind, ndërsa Erdoğan ka marrë 38 për qind pikëpamje pozitive.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 1164 persona nga Kosova, 1.221 nga Maqedonia e Veriut, 1.219 nga Bosnjë dhe Hercegovina, 1.020 nga Mali i Zi dhe 1.216 nga Serbia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

UNICEF raporton se një fëmijë vritet çdo ditë në Gaza që prej armëpushimit

UNICEF raporton se një fëmijë vritet çdo ditë në Gaza që prej armëpushimit

Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për tre vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë

Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për tre vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë

Tri automjete përplasen në rrugën Sarandë-Ksamil, raportohet për të lënduar

Tri automjete përplasen në rrugën Sarandë-Ksamil, raportohet për të lënduar

Kryeziu –Hyseni: Nesër do kemi shumë përgjigje për pikëpyetjet e ngritura

Kryeziu –Hyseni: Nesër do kemi shumë përgjigje për pikëpyetjet e ngritura

Deputetja e LVV-së: Posti i presidentit s’duhet t’i takojë LDK-së, ka hapësirë për marrëveshje

Deputetja e LVV-së: Posti i presidentit s’duhet t’i takojë LDK-së, ka hapësirë për marrëveshje

Behrami:LVV nuk mund t’ua shesë katër herë gënjeshtrën e njëjtë qytetarëve

Behrami:LVV nuk mund t’ua shesë katër herë gënjeshtrën e njëjtë qytetarëve

“InfoNata” 06.08.2026

“InfoNata” 06.08.2026

Raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në një aksident në Gjermani, gjatë kthimit nga Kosova

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia në Ferizaj shpëton një person që po tentonte t’i bënte “keq vetes”, kishte armë zjarri

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën