Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një telefonatë sot me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe përshkallëzimin e tensioneve ushtarake në rajon, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të presidencës, të dy udhëheqësit shqyrtuan lidhjet Turqi-Iran si dhe rreziqet në rritje të sigurisë që rrjedhin nga përshkallëzimi i fundit.
Gjatë telefonatës, Erdogan tha se Turqia është gati të marrë rol ndërmjetësues midis Iranit dhe SHBA-së për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura.
Deklarata shtoi se Erdogan i tha homologut iranian Pezeshkian se do të presë sot në një takim në kryeqytetin Ankara, ministrin e Jashtëm të Iranit i cili ndodhet në Turqi.











