TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Enët që nuk duhet t’i lani kurrë në pjatalarëse

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Enët që nuk duhet t’i lani kurrë në pjatalarëse

Pjatalarësja është padyshim një pajisje e dobishme në jetën e përditshme, pasi na lejon të lajmë enët dhe të kursejmë kohë dhe lodhje. Por nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë për të gjitha enët.

Në fakt, ka disa objekte që duhen larë me dorë për të parandaluar që temperaturat e larta të dëmtojnë sipërfaqen e tyre.

Thikat

Nëse dëshironi t’i mbani të mprehta, është më mirë të mos i lani në pjatalarëse, sepse tehet do të rrezikojnë të humbasin mpreftësinë e tyre. Megjithatë, nëse keni mjetin e duhur për t’i mprehur mund të vazhdoni me larjen e tyre në pjatalarëse.

Gotat e kristalit

Temperaturat e pjatalarëses mund të copëtojnë objektet prej kristali ose të dëmtojnë sipërfaqen e tyre. Prandaj është më mirë t’i lani ato me dorë dhe t’i thani për të parandaluar që uji i mbetur në sipërfaqen e tyre të krijojë njolla.

Enët prej druri

Uji i vluar ka tendencë të prishë objektet prej druri, prandaj këshillohet që t’i lani ato me dorë, duke pasur kujdes që të mos i lini në ujë për një kohë të gjatë. Kjo vlen si për lugët e drurit, shkopinjtë, ashtu edhe për dërrasat ku prisi ushqimet.

Enët e bakrit dhe gizës

Detergjentët agresivë dhe temperaturat e larta të pjatalarëses mund të dëmtojnë sipërfaqen e objekteve prej bakri. Lajini ato me dorë dhe nëse është e nevojshme mund t’i lustroni me limon. E njëjta gjë vlen edhe për gizën. Në këtë rast ekspozimi i zgjatur ndaj ujit përshpejton procesin e oksidimit.

Tiganët që nuk ngjisin

Temperaturat e larta mund të prishin veshjen e tiganëve që nuk ngjisin dhe t’ju ekspozojnë ndaj rrezikut të kontaktit me kimikate toksike dhe kancerogjene.

Enët prej qeramike dhe porcelani të pikturuara me dorë

Qeramika dhe porcelani mund të lahen në pjatalarëse pa problem, por në rastin e objekteve të lyera me dorë, është e këshillueshme të zgjidhni larjen me dorë.

Objektet prej alumini

Alumini është një material shumë i lehtë, i cili në kontakt me ujin e nxehtë dhe sende të mprehta mund të dëmtohet. Për këtë arsye është mirë që gjithmonë të lani enët, tiganët dhe objektet e aluminit me dorë dhe nëse është e mundur, me një sfungjer delikat.

Kavanozat e reçelit

Nuk këshillohet t’i lani në pjatalarëse, pasi etiketat mund të shkëputen dhe të bllokojnë pajisjen, duke e dëmtuar atë.

Paisja e kafesë moka

Ndër objektet që janë rreptësisht të ndaluara të lahen në lavastovilje është edhe moka pasi rrezikon të mos shpëlahet mirë nga detergjenti. Ajo duhet të lahet vetëm me dorë dhe me ujë të nxehtë.

Rendet

Ju mund t’i lani rendet në pjatalarëse, por duhet të dini se mbetjet e djathit dhe të çdo ushqimi tjetër, pas larjes, do të qënrojnë. Mënyra më e zgjuar dhe më efektive është pastrimi i rendes me dorë, me ujë të nxehtë dhe detergjent, menjëherë pas përdorimit. /AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

Konsumoni fruta të thata për shëndet të mirë

Konsumoni fruta të thata për shëndet të mirë

Tetori Rozë: Një muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

Tetori Rozë: Një muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin

Turizmi në bregdetin shqiptar vazhdon edhe në tetor

Turizmi në bregdetin shqiptar vazhdon edhe në tetor

Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Një kapitull i rëndësishëm në historinë moderne të Evropës

Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Një kapitull i rëndësishëm në historinë moderne të Evropës

Spanja shkruan histori, bëhet ekipi që nuk pëson humbje në 41 ndeshje radhazi

Spanja shkruan histori, bëhet ekipi që nuk pëson humbje në 41 ndeshje radhazi

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Deputeti Ramadani i cilëson si “lojë” takimet e Kurtit me Hamzën e Abdixhikun

Spanja vazhdon shkëlqimin, fiton edhe ndaj Çekisë

Spanja vazhdon shkëlqimin, fiton edhe ndaj Çekisë

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

Rainer Rudolph në përvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Kjo histori ka një kuptim të veçantë në Kosovë

Rainer Rudolph në përvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Kjo histori ka një kuptim të veçantë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën