TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ëndrra u realizua, Ninaj debutoi me sukses te Kosova

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ëndrra u realizua, Ninaj debutoi me sukses te Kosova

Kushtrim Ninaj ka debutuar me sukses në përfaqësuesen e Kosovës në hendboll. Ninaj është i lindur në Osijek të Kroacisë, ku edhe vazhdon të jetojë. Ndeshjet e javës së kaluar ndaj Sllovakisë ishin të parat zyrtare me Kosovën për 24-vjeçarin, ndërsa me parë kishte luajtur vetëm në dy ndeshje kontrolluese me Kuvajtin.

Të enjten në Povazska Bystrica, Ninaj ishte më efikasi te Kosova, së bashku me Egzon Gjukën, me nga pesë gola. Aloja e djathtë shënoi pesë golat nga gjashtë tentimet, pavarësisht se Kosova humbi në Sllovaki me rezultat të lartë, 33:23.

Ndërsa të dielën në Prishtinë, Kosova fitoi ndaj sllovakëve me rezultatin 28:25. Për shkak të fitores bindshëm më të thellë në ndeshjen e parë, Sllovakia e kaloi me sukses fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025, kurse Kosova u eliminua.

Në Prishtinë, Ninaj ishte sërish më efikasi te Kosova. I shënoi gjashtë gola nga tetë tentime. Gjashtë gola, por nga 13 tentime i kishte kapiteni Valon Dedaj.

Kështu Ninaj në dy ndeshje i shënoi 11 gola gjithsej, më së shumti prej lojtarëve të Kosovës. Është karakterizuar me lojë të qetë dhe stabile në krah, si dhe me efikasitet të lartë. Që në ndeshjet e para zyrtare, Ninaj ka dëshmuar që do të jetë prej lojtarëve të rëndësishëm te Kosova dhe po luan me shumë sukses për Osijekun në Kroaci. Mediat kroate kanë shkruar të hënën se aloja shqiptare në secilën ndeshje aktivizohet 60 minuta për skuadrën e tij.

“Jam shumë i lumtur që kam debutuar me reprezentacion. Dua të falënderoj selektorin dhe shtabin teknik për mundësinë që ma dhanë. Shpresoj që i kam përmbushur pritjet e tyre dhe që janë të kënaqur me lojën time. Mund të them lirisht që më është plotësuar ëndrra e fëmijërisë, përkatësisht ëndrra e secilit sportist. Personalisht jam i kënaqur me paraqitjet, por natyrisht çdo herë mundet më mirë”, ka thënë Ninaj për mediumin kroat “sib.hr”.

Ai është pritur shumë ngrohtë në përfaqësuese. E ka pasur më të lehtë për shkak të portierit Liridon Zena dhe alos së djathtë, Matej Thaqi, që po ashtu luajnë në Kroaci.

“Më duhet të pranojë që në fillim isha shumë nervoz. Por më ka ndihmuar shumë ekipi që më ka pritur sikur të luaj shumë vjet së bashku me të. Atmosfera ishte e shkëlqyer, ndërsa selektori dhe shtabi teknik kanë bërë punë të shkëlqyer. Pas humbjes së papritur të thellë në Sllovaki, jemi konsoliduar dhe jemi motivuar për ndeshje të madhe para tifozëve tanë”, ka shtuar Ninaj.

Kosova ndeshjet e ardhshme i luan në janar ndaj Britanisë së Madhe, në parakualifikimet për Evropian. Ninaj pritet të jetë prej lojtarëve kryesorë në ato dy ndeshje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova mposhtet nga Sllovakia në parakualifikimet e Eurobasketit

Kosova mposhtet nga Sllovakia në parakualifikimet e Eurobasketit

Hendboll, Të gjitha ndeshjet të shtunën, vëmendja në Ferizaj

Hendboll, Të gjitha ndeshjet të shtunën, vëmendja në Ferizaj

Shkarkimi i Amorim mund t’i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”

Shkarkimi i Amorim mund t’i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”

Toni Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë

Toni Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën