TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Emrat e tyre u përfolën në videot intime me Adrian Hilën, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

by teve1
1 muaj ago
2
A A
Emrat e tyre u përfolën në videot intime me Adrian Hilën, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

Ditët e fundit, rrjetet sociale dhe portalet online janë përfshirë nga një valë aludimesh dhe diskutimesh lidhur me disa video intime që pretendohet se u përkasin personazheve të njohura publike.

Në mesin e emrave të përmendur në këto aludime është edhe këngëtarja Aurela Gaçe, Filloreta Raçi dhe Rozana Radi, të cilat sot kanë reaguar publikisht dhe kanë mohuar yë jenë pjesë e këtyre pamjeve.

Aurela Gaçe ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje të saj me këto materiale.

Këngëtarja shprehet se emri i saj është përfshirë në lajme dhe pretendime që, sipas saj, janë të pabazuara dhe cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe imazhin e saj publik.

Gaçe thekson se nuk është pjesë e asnjë prej videove për të cilat po aludohet dhe se bashkëpunimet e saj profesionale me persona të industrisë muzikore nuk mund të përdoren si bazë për të sajuar histori mbi jetën e saj private.

Përballë përhapjes së këtyre pretendimeve, artistja ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë në heshtje dhe se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj çdo publikimi apo pretendimi që, sipas saj, cenon emrin dhe dinjitetin e saj.

“Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht”, shprehet ajo.

Gaçe ka theksuar gjithashtu se nuk dëshiron të gjykojë jetën private të personave të tjerë të përfshirë në diskutimet e ditëve të fundit, duke deklaruar se qëndrimi i saj lidhet vetëm me mbrojtjen e emrit, privatësisë dhe dinjitetit të saj.

Ajo ka zgjedhur ta vendosë reagimin e saj edhe në një kontekst më të gjerë, duke shprehur solidaritet me vajzat dhe gratë që përballen me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë në hapësirën publike dhe online.

Në fund të deklaratës, këngëtarja paralajmëron se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj pretendimeve që i konsideron shpifëse, duke nënvizuar se liria e shprehjes nuk duhet të përdoret si justifikim për shpifje apo cenim të dinjitetit personal.

“Përshëndetje! Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.Dua të jem e qartë:
Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.Jam bijë, nënë dhe bashkëshortе. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdorë.Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve. Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë. Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur”, shkruan Gaçe.

Në mesin e emrave të përmendur në rrjet është edhe ai i këngëtares Filloreta Raçi.

Përballë aludimeve, këngëtarja ka reaguar përmes një videoje live në rrjetet e saj sociale, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me videot intime që po qarkullojnë.

Raçi ka deklaruar se nuk shfaqet në asnjë prej videove për të cilat është përmendur emri i saj dhe ka theksuar se nuk ka asnjë njohje apo bashkëpunim me kompozitorin që është përmendur në lidhje me këto materiale.

“Nuk po më pëlqen pse po qarkullon emri im, por për të gjithë ju që jeni shqetësuar, unë nuk jam në ato video. Nuk kam asnjë lloj lidhje me kompozitorin në fjalë, nuk kam bërë asnjë këngë me të, nuk e di ku e ka studion”, është shprehur këngëtarja.

Ajo ka treguar gjithashtu se situata ka ndikuar edhe te familjarët e saj, të cilët, sipas saj, janë shqetësuar për shkak të pretendimeve që kanë qarkulluar gjatë dy ditëve të fundit.

“Po më shqetëson që më janë shqetësuar familjarët për këto shpifje, prishje dhe kanosje imazhi që po më bëhet në këto dy ditë”, ka deklaruar Raçi.

Këngëtarja ka zgjedhur kështu të reagojë publikisht për të sqaruar pozicionin e saj, duke mohuar çdo lidhje me materialet intime që po qarkullojnë dhe duke kundërshtuar përfshirjen e emrit të saj në këto aludime.

Ndërkohë këngëtarja Rozana Radi ka reaguar po ashtu përmes një deklarate të fortë.

Radi mohon kategorikisht të ketë lidhje me videot e publikuara dhe paralajmëron ndjekje ligjore ndaj kujtdo që, sipas saj, përpiqet të dëmtojë emrin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve apo të pavërtetave.

“Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve. Për mua, kjo mbaron këtu.

Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.

Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.

Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.

Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos i jepni zë kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare. Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.

Nëse kjo vazhdon, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore që më takojnë. Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”, shkruan Rozana Radi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me shefin e ushtrisë serbe

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me shefin e ushtrisë serbe

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën