TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Emërllahu zbulon shumë gjëra për veten

by teve1.info
3 javë ago
0
A A
Emërllahu zbulon shumë gjëra për veten

Lindon Emërllahu ka dhënë për herë të parë intervistë të gjatë për kanalin zyrtar të klubit të ri, Polissya Zhytomir.

Ai në intervistën për klubin ukrainas ka treguar për fillimet e karrierës si futbollist. Po ashtu ka folur për lojtarin e preferuar, luftën në Ukrainë, synimet që ka me klubin dhe emocionet që përjeton me fanellën e Kosovës.

Mesfushori Emërllahu u prezantua në dhjetor te klubi ukrainas. Ai u transferua nga Cluji rumun, kurse firmosi për tre vjet.

“Për Kosovën fillova të luaja kur isha 19-vjeçar”, është përgjigjur Emërllahu kur u pyet për Kosovën.

23-vjeçari ka luajtur për Kosovën 12 ndeshje. Ka një gol të shënuar dhe dy asistime.

Një prej fitoreve më të mëdha të Kosovës ishte kundër Suedisë 2:0 në Prishtinë, në shtatorin e kaluar.

Emërllahu luajti në atë ndeshje si zëvendësues. Ishte inkuadruar në minutën e 85-të në vend të Elvis Rexhbeçajt.

Ukraina do ta ketë kundërshtare Suedinë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin që këtë vit mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Edhe Kosova është në gjysmëfinale të plejofit. Më 26 mars luan në Bratislavë kundër Sllovakisë.

“Ishte ndeshje e vështirë. Kombëtarja suedeze është shumë e mirë. Suedia ka lojtarë që luajnë në Premier League. Por realisht, do të them këtë: nuk ka rëndësi se ku luan. Sepse, nëse luan për ekipin tënd kombëtar, duhet të japësh gjithçka, të lësh gjithçka në fushë dhe të bësh gjithçka për të fituar. Vetëm për ta bërë vendin tënd të lumtur”, ka theksuar Emërllahu.

Ai ka veçuar dy lojtarët më të rrezikshëm të Suedisë, Alexander Isakun dhe Viktor Gyokeresin.

Emërllahu shpreson të paraqitet me ekipin e tij në fazën e ligës në Ligën e Konferencës ose Ligën e Evropës. Ai ka thënë se nuk është frikësuar të luajë në shtetin e Ukrainës, që po përballet me pushtim nga Rusia.

“Nuk mund të ndikosh në disa rrethana të jetës që nuk varen nga ti. Çfarë të bëjmë. Jeta është e tillë”, thotë Emërllahu, i cili nuk ka dëgjuar ende sirena dhe shpërthime.

“Jo, sepse qëndrova vetëm për dy ditë, iu nënshtrova një vizite mjekësore dhe nënshkrova kontratën. Pastaj u ktheva në Kosovë”.

Ai ka vlerësuar kushtet e klubit e po ashtu edhe qytetin. Në klub me Emërllahun është Ilir Krasniqi.

“Kur ke një mik me të cilin luan në ekipin kombëtar, është shumë mirë. Mund të flasësh në gjuhën tënde amtare, është shumë më e lehtë. Ai ka qenë këtu në Ukrainë më herët. Fillimisht luajti për Kolosin dhe tani është këtu në Polissya, kështu që jam i lumtur që është këtu. Ilirin e kam njohur katër ose pesë vjet më parë. Debutimin te Kosova e bëmë bashkë”, tha Emërllahu.

Emërllahu ka thënë se lojtari i tij i preferuar është Sergio Busquets.

Ai ka dhënë një përgjigje interesante në pyetjen se çfarë do të ishte nëse jo futbollist.

“Nuk e di, ndoshta polic, nuk e di”, ka thënë Emërllahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Prishtina me shumë borxhe, konfirmon krizën

KB Prishtina me shumë borxhe, konfirmon krizën

“Dardanet” gati për ndeshjet kualifikuese

“Dardanet” gati për ndeshjet kualifikuese

McKennie me kontratë të re te Juventusi

McKennie me kontratë të re te Juventusi

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë është i panegociueshëm

Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë është i panegociueshëm

Hoxha: Murat Jashari mund të jetë kandidat për president, Kurti synon edhe bashkëpunim me LDK-në por i frikësohet numrave

Hoxha: Murat Jashari mund të jetë kandidat për president, Kurti synon edhe bashkëpunim me LDK-në por i frikësohet numrave

Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Disa nga ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit!

Disa nga ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit!

Salihaj: Konsensusi për presidentin i vështirë, e mundshme një emër nga familja Jashari

Salihaj: Konsensusi për presidentin i vështirë, e mundshme një emër nga familja Jashari

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

​OVL-UÇK refuzon ftesën e Këshillit: Qasja e tyre s’la rrugë për bashkëpunim

Spiropali viziton nesër Kosovën, pritet nga Glauk Konjufca – paralajmërohet konferencë e përbashkët për media

Spiropali viziton nesër Kosovën, pritet nga Glauk Konjufca – paralajmërohet konferencë e përbashkët për media

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën