TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Emërimi i Rashiqit ministër, reagon edhe BE-ja

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Emërimi i Rashiqit ministër, reagon edhe BE-ja

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, u emërua të enjten në krye të këtij dikasteri nga kryeministri Albin Kurti.

Megjithatë, emërimi i politikanit serb, partia e të cilit nuk ka përfaqësim në parlament, po kontestohet.

Eksperti i së Drejtës Kushtetuese, Ditar Kabashi thotë se kur caktohen ministrat nga komuniteti serb, pëlqim për kandidatin duhet të japin të paktën 6 deputetë.

“Që të emërohet një ministër serb duhet të marrë edhe miratimin formal, kështu e thotë Kushtetuta, thotë që duhet ta marrë miratimin e shumicës së deputetëve të atij komuniteti që pohojnë se e pretendojnë. Nëse Nenad Rashiqi nuk i ka marrë minimum 6 vota nga ana e komunitetit serb, zgjedhja e tij nuk është në pajtim me Kushtetutën”, thotë Kabashi.

Teksa për profesorin universitar, Blerim Burjanin, Kurti e ka për obligim formal që të konsultohet me Listën Serbe për pozitën e ministrit, porse pozita nuk guxon të mbetet vakante.

“Nuk e obligon kryeministrin në asnjë variant, asnjë ligj, as ligji për zgjedhjet dhe asnjë ligj tjetër në fuqi që ai duhet me prit një subjekt politik me bo propozimin në këtë rast Listën Serbe. nëse nuk e bëjnë ata, ky e ka mundësinë, bazën tjetër me vendos, ose me kërku prej dikujt tjetër, partisë së Rashiqit apo një partie tjetër me ia dhanë mandatin me marrë postin e ministrit”, ka thënë ai.

Nga Qeveria i kanë thënë televizionit se pas situatës së shkaktuar me dorëheqjen e Goran Rakiqit, kryeministri ka përdorur një nen që i lejon caktimin e ministrave pa pëlqimin e Kuvendit.

“Kushtetuta e vendit i jep kompetencë të plotë Kryeministrit Kurti që të bëjë ndryshime në kabinetit qeverisës pa pëlqimin apo aprovimin e Kuvendit. Duke e njohur si shef të pakontestuar të Qeverisë, kushtetuta i jep autoritetin Kryeministrit që të ndërrojë një ministër pa pëlqim të Kuvendit, me qëllim sigurimin e zbatimit të politikave të tij nga kabineti qeveritar. Procedura e përzgjedhjes së ministrave që vijnë nga komunitetet përmes aprovimit të tyre në Kuvend edhe nga deputetët e komuniteteve jo shumicë, sipas nenit 96, është respektuar gjatë votimit të Qeverisë Kurti 2. Pas situatës së shkaktuar me dorëheqjen z. Rakiq, neni 96 interpretohet në dritë të nenit 94 par.4 mbi kompetencat e Kryeministrit”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Vendimin për caktimin e Nenad Rashiqit e kanë komentuar të premten edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se nga vlerësimet preliminare ky emërim rezulton të jetë në kundërshtim me formën kushtetuese të Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka deklaruar Stano.

Neni 96, paragrafi 5 i Kushtetutës thotë se për zgjedhjen e ministra nga komunitetet joshumicë e që nuk janë deputetë, kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit që i përkasin subjekteve që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë. Kurse neni 94, paragrafi 4 ia jep kompetencën kryeministrit t’i ndërrojë ministrat pa pëlqimin e Kuvendit.

Kronika e realizuar nga Gojart Jashari.

Tags: QeveriaRashiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt shtyhet për në orën 12:00

​Mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt shtyhet për në orën 12:00

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

​Mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt shtyhet për në orën 12:00

​Mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt shtyhet për në orën 12:00

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën