TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Elvis Çitaku rrëmben çmimin e ushtarit më të mirë për këtë vit

Pas mbarimit të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”, të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, sot u ndanë çmimet. Vendi i parë nga vendorët u fitua nga Elvis Çitaku, ndërsa nga ndërkombëtarët vendi i parë iu dha Shqipërisë.

by Adea Mustafaj
7 muaj ago
1 0
A A

Për dy ditë radhazi, zhvilluan gara.

E të premten, me përfundimin e tyre u mblodhën në kazermën “Adem Jashari”.

Aty u shpall ushtari më i mirë i këtij viti.

Nga vendorët, vendin e parë e mori Elvis Çitaku.

“Gara ka qenë mjaft sfiduese, pjesëtarët kanë qenë të përgaditur gjithë dhe ka qenë ndjenjë e mirë me marr pjesë dhe ndjenjë ma e mirë me fitu garën”, deklaroi ushtari, Elvis Çitaku.

Pjesëmarrës ishin edhe ekipe ushtarake nga vendet e NATO-s dhe shteteve partnere.

Nga ndërkombëtarët, vendi i parë u fitua nga Shqipëria.

“Gara shkoi shumë mirë, konkurenca ishte shumë e fort, mirëpritja ishte e mirë. Çdo gjë ishte transparente. Faleminderit ekipeve të FSK-së për organizimin”, tha ushtari Hil Mala.

I pranishëm do të duhet të ishte edhe gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari.

Por në emër të tij u përçuan disa mesazhe për ushtarët.

“Jam këtu me ju përshëndetë të gjithëve juve. Me ju përgëzu të gjithëve për punën, angazhimin edhe dedikimin të cilin e keni pas gjatë krejt kësaj kohe që nga faza e planifikimit, kordinimit dhe ekzekutimit. Prandaj i keni fjalët më të mira prej komandantit të forcës së sigurisë së Kosovës, general  Bashkim Jashari”, tha koloneli në FSK, Astrit Haliti.

Ndërsa për rreshtermajorin e FSK-së, Ilir Rama, kjo garë ishte dëshmi e nivelit të lartë të profesionalizmit të ushtarëve.

“Ky aktivitet dyditor përfaqëson thelbin e profesionit ushtarak, diciplinës, qëndrushmërisë, vendosshmërisë dhe përgaditjes për çdo sfidë operacionale. Gjatë këtyre dy ditëve intensive pjesëmarrësit janë testuar në kufinjtë e tyre fizik dhe psikologjik. Duke dëshmuar nivel të lartë të profesionalizmit, qëndrushmërisë dhe përkushtimi ndaj detyrës” , tha Rama.

Në këtë garë që u zhvillua në Ferizaj morën pjesë gjithsej 44 pjesëtarë, prej tyre 22 nga vendet partnere të Kosovës dhe 22 nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ekipet pjesëmarrëse në garën për “Ushtarin më të Mirë 2026” iu nënshtruan 10 disiplinave të ndryshme, ku qëllimi ishte sfidimi i shkathtësive fizike e ushtarake.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën