TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Elshani: Për sulmin terrorist në Banjskë u përdorën minahedhës dhe dronë për vëzhgim

by teve1
2 orë ago
2
A A
Elshani: Për sulmin terrorist në Banjskë u përdorën minahedhës dhe dronë për vëzhgim

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Tëvë1 ka dhënë detaje ekskluzive për momentin kur grupi terrorist serb në Banjskë kishte tentuar, përmes një droni, të zbulonte vendodhjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas Elshanit, pasi grupi terrorist kishte identifikuar koordinatat e lokacionit me anë të dronit, kishte filluar të qëllonte me minahedhës.

“Ky lokacion është me interes të veçantë për ne. Derisa njësitë speciale kishin ardhur në këtë drejtim, përgjatë rrugës kryesore të asfaltuar deri te Banjska, një pjesë e tyre ishte ndalur në këtë vend, sepse është afër vendit ku është vrarë rreshteri ynë, Afrimi, dhe deri këtu kishte qenë kolonë. Në këtë pjesë, këtu ka qenë interesant, se fillimisht ka ardhur një dron, serbët kishin dronë dhe grupi i tyre terrorist e solli një të tillë për të marrë koordinatat. Pas marrjes së koordinatave, kanë nisur të godasin me minahedhës. Predhat bien herë në një pjesë, herë në tjetrën, por jo saktë në vendin ku ishim ne. Në këtë vend ku ndodhemi ne, kemi qenë të shtrirë përmbys për të parë nëse po na shkaktohej ndonjë dëm nga minahedhësi. Besojmë se minahedhësi ishte 82 milimetërsh dhe ka shkaktuar dëme në këtë zonë këtu, si dhe në depon që e shihni pas nesh. Kanë rënë dy predha në depo, njëra afër nesh, shumë afër, dhe tjetra në një skaj të depos. Pra, depoja është goditur me dy predha. Në atë moment aty po punonte një roje”, ka rrëfyer Elshani.

Elshani më tej ka treguar se brenda dhomës ku ka ndodhur sulmi ndodhej edhe një punonjës serb, i cili i ka shpëtuar sulmit.

“Kur erdhi droni dhe na xhiroi, besoj se ka tentuar të marrë koordinatat tona. A i ka marrë saktë apo jo, nuk jemi të sigurt, por me gjasë jo, përndryshe do të na kishin goditur. Pas kësaj kanë nisur të qëllojnë me minahedhës. Predhat kanë rënë në vende të ndryshme. Në këtë depo që e shihni, kanë rënë dy predha, siç e përmenda më parë. Njëra ra në qoshen ku u dëmtuan dritaret, pajisjet dhe gjëra të tjera. Në atë kohë, roja i këtij vendi ndodhej brenda. Ishte i shtrirë. Kur ra predha e parë, ai u zgjua dhe u largua menjëherë duke dalë jashtë. Predha e dytë ra shumë afër, dhe ende duken gjurmët e copëzave të saj. Po të kishte qenë punonjësi aty, do të ishte dëmtuar rëndë”, ka theksuar ai.

Tags: MinahedhësPolicia e Kosovessulmi terrorist në BanjskëVeton Elshani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagoset një i mitur në Kijevë të Malishevës, dy të tjerë arrestohen

Sopjani: Serbia dorëzon grupin e Banjskës vetëm kur nuk i nevojitet më pushtetit

Sopjani: Serbia dorëzon grupin e Banjskës vetëm kur nuk i nevojitet më pushtetit

Apeli konfirmon aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Nagip Krasniqit, ndryshohet aktvendimi i Themelores

Apeli konfirmon aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Nagip Krasniqit, ndryshohet aktvendimi i Themelores

“Pasojat do të ishin jashtëzakonisht të mëdha” – Maliqi për armët e gjetura në Banjskë

Të paktën 84 persona të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Presidenti sirian takohet me udhëheqësit e BE-së

Presidenti sirian takohet me udhëheqësit e BE-së

“Pasojat do të ishin jashtëzakonisht të mëdha” – Maliqi për armët e gjetura në Banjskë

“Pasojat do të ishin jashtëzakonisht të mëdha” – Maliqi për armët e gjetura në Banjskë

Ambasada italiane në dy vjetorin e Banjskës: Drejtësia duhet të vihet në vend

Ambasada italiane në dy vjetorin e Banjskës: Drejtësia duhet të vihet në vend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën