TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Elektrosever” nuk e zbaton Udhërrëfyesin për energjinë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​ERE në Shqipëri vendos: Rritje të çmimit mbi fashën 800 kilovatë për nëntor-dhjetor

Në pritje të rezultateve të takimeve nga Brukseli është kompania që do të inkasojë energjinë elektrike në veri të vendit “Elektrosever”.

Ajo nuk ka filluar ende punën në terren, ndonëse nuk e ka ndonjë pengesë teknike.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se Udhërrëfyesi për energjinë, është përmbushur pjesërisht, por ka dështuar të zbatohet për periudhën 100-ditëshe, ashtu siç ishin pajtuar palët negociuese në Bruksel.

Kompania serbe “Elektrosever”, nuk ka filluar ende me faturimin.

Zyrtarë të kësaj kompanie nuk kanë pranuar të përgjigjen lidhur me këtë çështje.

RTK ka marrë vesh se nga kjo kompani janë në pritje të një përgjigje nga Beogradi pasi sipas tyre “gjithçka varet nga takimet në Bruksel në kuadër të dialogut”.

Në një përgjigje me shkrim, Zyra e Rregullatorit tregon se cilat obligime është dashur t’i zbatojë ndërmarrja “Drustvo Elektrosever”, e cila është licencuar për furnizim me energji elektrike për periudhën pesë vjeçare.

“Në mes KOSTT dhe Elektrosever janë nënshkruar; Marrëveshja Kornizë për Aderim në Rregullat e Tregut, Marrëveshja mbi detyrimet e Balancimit, si dhe është marrë kodi i identifikimit të Energjisë (EIC) për të kryer aktivitetet e parashikuara nga Licenca për Furnizim.

Në proces janë marrëveshjet komerciale me KEDS për Ofrimin e Shërbimeve në katër komunat veriore, si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me ofrimin e qasjes ne nënstacionin e Vallaqit dhe në infrastrukturën e transmetimit (KOSTT) dhe shpërndarjes (KEDS)”, kjo është përgjigja nga ZRRE.

Zyrtarët e KOSST-it dhe as të KEDS-it nuk i janë përgjigjur thirrjeve të RTK-së për të treguar se ku ka mbetur procesi i funksionalizimit të “Elektroseverit” në veri.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të hënën se palët kanë përmbushur vetëm pjesërisht detyrimet e tyre në lidhje me Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë.

Marrëveshja për energjinë Kosova dhe Serbia i kanë nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015, por pala serbe edhe pas marrëveshjeve është bërë pengesë e zbatimit të tyre.

Në qershor të viti të kaluar palët u pajtuan rreth një udhërrëfyes 9 pikësh, mbi bazën e të cilit duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura për një periudhë 100 ditëshe, por edhe pas 10 muajsh, Qeveria serbe është bërë pengesë për të nisur inkasimi në veri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

​Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

Edhe pak ditë deri te afati final për deklarim të pasurisë

Edhe pak ditë deri te afati final për deklarim të pasurisë

DnV: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

DnV: Vonesat në emërimin e anëtarëve rrezikojnë funksionimin e KQZ-së

Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajonale

Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajonale

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshme

Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Qendrën Nacionale të Xhudos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Qendrën Nacionale të Xhudos

​Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

​Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Synimi i Ademit, flamuri i Kosovës të valojë në Evropianin Shqipëri – Serbi

Synimi i Ademit, flamuri i Kosovës të valojë në Evropianin Shqipëri – Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën