Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 16.06.2021, i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.
A.M. dyshohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar shitjen e lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Ish-Parku i Autobusëve”, Tiranë./kp