TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eksplozivi i gjetur në Zubin Potok nga policia dyshohet se është prodhim i kompanisë serbe

Eksplozivi që u gjet para pak ditësh në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok, po del të jetë i prodhuar në Serbi. Pronari i fabrikës gjithashtu ka lidhje të forta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe drejtuesit e disa prej institucioneve kyçe të sigurisë serbe.

by Venhar Isufi
2 muaj ago
1 0
A A

Lokacioni i fabrikës gjendet në Krushevc të Serbisë.

Kjo fabrikë e cila daton nga viti 1889 e që bën prodhimi e eksplozivëve, një pjesë të materialit eksplodues dyshohet se e solli edhe në veriun e Kosovës.

Bëhet fjalë për 152 kilogramët eksploziv, të cilat Policia e Kosovës i gjeti para pak ditësh në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok.

Tëvë1 ka mësuar se nga hetimet fillestare të organeve të rendit, po del se eksplozivi është prodhim i kompanisë serbe “Trayal”, në pronësi të biznesmenit serb Millosh Neneziq, i afërt më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

I njëjti eksploziv është i publikuar edhe në faqen zyrtare të kompanisë “Trayal”, me të gjitha të dhënat për të.

Sipas këtyre burimeve, dyshimet janë se ky eksploziv është vendosur në këtë shtëpi, që prej kohës së sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, vlerëson se ky fakt vërteton lidhjet e forta të kompanisë me pushtetin në Serbi.

“Është i prodhuar nga kompania serbe “Trayal” e cila faktikisht është kompani shtetërore sepse në kuptim zyrtar është kompani tjetër, e cila ndërlidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me Nenziqi, edhe me Gashiqin, ish-shefin e BIA-s,  Mbrojtes dhe Punëve të Brendshme, poashtu lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt edhe me Vulinët etj”, ka thënë Ramadani.

Ndërkaq, gazetari i mediumit serb NOVA, Slobona Georgiev, thekson se këto lidhje të kompanisë me pushtetin janë diçka e ditur në Serbi.

“Lidhjet me personat nga pushteti, me z. Gashiç apo dikë tjetër nga qeverisja nuk janë të pazakonta, sepse kur merret parasysh që partia në pushtet është e lidhur me gjithçka këtu, është normale që firma të tilla të lidhen me njerëz nga qeverisja. Atë çfarë kemi konkluduar viteve të fundit është që njerëzit nga pushteti këtu duan të përfitojnë para, dhe gjithçka që duan është të pasurohen, duke ndihmuar firmat e tyre apo firmat e miqve të tyre”, u shpreh Georgiev

Përveç këtij eksplozivi, në dy shtëpi të braktisura në Zubin Potok dhe Zveçan, Policia e Kosovës sekuestroi edhe disa armë e municione të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën