TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Eksperti polak: Dezinformatat ruso-serbe, kërcënim i përbashkët për Kosovën dhe Poloninë

by tëvë1
6 muaj ago
2
A A
Sot mblidhet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore

Dezinformatat dhe propaganda ruse janë kërcënim serioz dhe i vazhdueshëm për kufijtë e Polonisë por edhe të vendeve tjera, thotë në një intervistë për KosovaPress Jakub Sliz, themelues organizatës polake për verifikimin e fakteve dhe edukatës mediatike (Pravda).

Si Kosova, ashtu edhe Polonia janë ndër shtetet më të ekspozuara ndaj dezinformatave ruse dhe serbe. Polonia, për shkak të afërsisë gjeografike me Rusinë dhe mbështetjes së saj të fortë për Ukrainën, është cak i vazhdueshëm i propagandës ruse. Nga ana tjetër, Kosova, për shkak të tensioneve me Serbinë, është vazhdimisht në shënjestër të fushatave dezinformuese që synojnë të dëmtojnë vendin në arenën ndërkombëtare.

Eksperti polak thotë se Kosova dhe Polonia mund të bashkëpunojnë në luftimin e propagandës ruso-serbe.

Russia Today, Telegrami por edhe aplikacioni WhatsApp, sipas Sliz, përdoren nga Rusia për përhapjen e lajmeve të rreme.

“Ka shumë ngjashmëri [mes Kosovës dhe Polonisë], veçanërisht duke ardhur nga Polonia, e cila është fqinje e Rusisë, mendoj se ka një mundësi për të bashkëpunuar, sepse ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtin armik”, thotë ai.

Për Poloninë, Jakub Sliz thotë se dezinformtatat ruse vazhdojnë të përbëjnë kërcënim pavarësisht teknikave që përdorin për luftimin e tyre.

“Problemi më i madh është se jemi nën presion të vazhdueshëm nga dezinformata ruse. Por nga ana tjetër, për shkak të faktit që jemi vazhdimisht të sulmuar, dhe për shkak të arsyeve historike, që kemi qenë nën pushtim, disi jemi mësuar me të dhe kuptojmë se si të përballemi me dezinformata ruse, kështu që mendoj se në shoqërinë tonë kemi një mekanizëm mbrojtës, gjyshërit tanë, prindërit tanë kanë jetuar në komunizëm, kështu që ata kuptojnë se çfarë është propaganda dhe dezinformata ruse. Pra, nga njëra anë, po, nga ana tjetër, ekziston ky kërcënim i vazhdueshëm në kufijtë tanë”, thotë ai.

Se Rusia shfrytëzon çdo mundësi për të përhapur propagandë, eksperti polak për verifikimin e fakteve, thotë se dëshmohet në shumë faqe interneti.

“Nëse flasim për situatën me Rusinë, sigurisht, ne polakët, duke folur në kuadrin e politikës më të përgjithshme, mbështesim Ukrainën, kështu që ka një pengesë ndërmjet nesh dhe Rusisë. Ne ndjehemi jashtë qasjeve, ndikimit të butë dhe kërcënimeve nga siguria kibernetike. Kështu e shohim ne ndërveprimin me Rusinë. Nëse flasim për diplomacinë, natyrisht për shkak të luftës i kemi prerë të gjitha lidhjet. Por në sferën e informacionit, shohim shumë procese, shohim shumë faqe lajmesh që promovojnë dhe shtyjnë propagandë, megjithëse ka shumë balance, për shembull në ‘Russia Today’. Shohim shumë përmbajtje që shtyhet përmes Telegram-it, përmes kanaleve WhatsApp dhe këtë e shohim shumë qartë”, tregon Sliz.

Ai tregon edhe dallimet mes Polonisë dhe Kosovës në mënyrën e të funksionuarit të mediave, e që sipas tij, ndikon edhe në luftimin e dezinformimit.

“Ka shumë sfida të ngjashme, teknikat ndryshojnë për shkak të faktit se në Ballkan konsumoni media në një mënyrë tjetër nga Polonia. Ne, për shembull, po orientohemi pak më shumë në mediat sociale. E di që mediat tradicionale janë ende një gjë shumë e madhe në Kosovë. Ekziston një dietë e ndryshme, por në fund të ditës, ushqimi nga i cili përbëhen gatimet e caktuara është i njëjtë. Nuk ka kaq shumë ndryshim nga këndvështrimi im”, thotë ai.

Së fundi, Serbia ka ndërhyrë është akuzuar se ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt. Në një konferencë për media kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se “ka prova se Serbia ndërhyri drejtpërdrejt në zgjedhjet e 9 shkurtit.”

Përmabjtje manipuluese për zgjedhjet në Kosovë shpërndanë edhe mediat ruse. RT Ballkan dhe Sputnik Serbia, kanë publikuar një mori dezinformatash gjatë fushatës parazgjedhore në Kosovë, nga 11 janari deri më 9 shkurt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti gjatë javës

Auto Draft

Mësimi tërë ditor në Barilevë, të gjithë e mirëpresin      

Auto Draft

Ish-ambasadori holandez: UÇK ishte këmba e NATO-s në tokë

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti gjatë javës

Rama dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Rama dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Auto Draft

Mësimi tërë ditor në Barilevë, të gjithë e mirëpresin      

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën