TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Eksperti i sigurisë: Pas dështimit në Tivat dhe goditjes së sekserëve, Serbia mobilizon strukturat ilegale në veri

by TËVË 1
2 muaj ago
2
A A
Eksperti i sigurisë: Pas dështimit në Tivat dhe goditjes së sekserëve, Serbia mobilizon strukturat ilegale në veri

Eksperti i sigurisë, Arben Fetoshi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës, duke pretenduar se veprimet e fundit janë pjesë e një operacioni të koordinuar nga Serbia për të ndikuar në situatën e sigurisë dhe integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë.

Fetoshi ka lidhur incidentin e fundit që ka shënjestruar simbolin “I love Mitrovica” me atë që ai e cilëson si përpjekje të Serbisë për të krijuar tensione në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas tij, një plan i mëhershëm për të shkaktuar incidente gjatë samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat është penguar nga autoritetet malazeze, ndërsa pas këtij dështimi fokusi është zhvendosur në veriun e Kosovës.

Fetoshi pretendon se strukturat serbe dhe shërbimet e sigurisë kanë aktivizuar provokime në veri me synim mobilizimin e komunitetit serb përmes narrativave nacionaliste dhe paraqitjes së zhvillimeve lokale si sulm ndaj identitetit të tyre.

Ai e lidh këtë qasje me projektin e ashtuquajtur “Bota Serbe”, duke argumentuar se zhvillimet e fundit rajonale, përfshirë diskutimet për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën, kanë ngushtuar hapësirën e veprimit për politikën zyrtare të Beogradit.

Sipas Fetoshit, mobilizimi i punonjësve të strukturave paralele në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë në veri përbën një operacion hibrid me synim cenimin e rendit publik dhe ndikimin në procesin zgjedhor.

“Për këtë arsye, Aleksandër Vuçiq orkestroi “mbështetjen” nga Maqedonia e Veriut me mesazhe nacionaliste kundër Kosovës, artikuloi qartë objektivin për ta kontrolluar votën e çdo serbi në Kosovë përmes Listës Serbe dhe planifikoi sabotimin e BE-së në Tivat, për ta sfiduar Podgoricën si aleate të NATO-s”, ka shkruar ai në Facebook.

Tags: Arben FetoshiSerbiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Bora angazhon fundor amerikan

Bora angazhon fundor amerikan

Spalletti mbetet trajner i Juventusit deri më 2028

Spalletti flet për Edon Zhegrovën

Zhegrova i lumtur me golin, shpallet më i miri

Zhegrova i lumtur me golin, shpallet më i miri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën