TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ekspertët vlerësojnë se Kosova do të detyrohet të importojë energji me çmim të lartë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Ekspertët vlerësojnë se Kosova do të detyrohet të importojë energji me çmim të lartë

Kështu në bursën hungareze të energjisë të cilën Kosova e ka referencë, çmimi i megavatit më 30 gusht kishte shkuar deri në 1047 euro.

Megjithatë të martën gjatë ditës në Hupx, çmimi mesatar i megavatit u soll mes 175 euro e 275 euro.

Njohësit e  fushës së energjetikës po vlerësojnë se këto çmime kanë pësuar rënie për shkak të motit me diell dhe rritjes së ofertës, si dhe nuk pritet të ndikojnë në zbutjen e krizës.

Profesori universitar, Vezir Rexhepi vlerëson se deri këto çmime ka ardhur pasi fuqitë e mëdha i kanë ngritur kapacitetet prodhuese.

“Se faktori i parë që unë e shoh në këtë aspekt për ulje/ngritje të çmimeve është kërkesa dhe oferta. Pra nga ky aspekt këto vendet e mëdha për shembull i kanë rrit në njëfarë mënyre apo tjetër dhe i kanë mobilizu ato kapacitetet edhe mëhershme por edhe të tanishme kështu që oferta është ndonëse pak më e madhe sesa kërkesa. Faktor tjetër janë edhe kushtet klimatike”, vlerësoi Rexhepi.

Megjithatë, Dardan Abazi nga INDEP vlerëson se me rritjen e kërkesës gjatë dimrit situata do të ndryshojë për të keq.

“Në muajt në vazhdim pritet të ketë edhe kërkesë më të lartë për energji elektrike nga ana e konsumit të brendshëm e cila do t’i bëjë presion sistemit që t’i duhet të bëjë import me çmime të larta të energjisë… Në qoftë se nuk do të kemi ulje drastike të çmimeve të importit, që ne nuk presim as nuk besojmë, reduktimet do të jenë gati të domosdoshme”, u shpreh ai.

Abazi jep disa ide se si mund të evitohet një dimër i rëndë.

“Mendojmë që sa më parë të themelohet një Program Kombëtar i Efiçiencës… Është koha që përmes fondit të efiçiencës të themelohet një fond 500 milionësh apo më shumë për masat e efiçiencës të dedikuara sidomos për objektet kolektive”, shtoi ai.

Një analizë e publikuar së fundmi vlerëson se Kosova është e varur 30 % nga importi i energjisë.

Kronika e gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga kriza në marrëveshje? Nimani flet për ofertat që po diskutohen me Kurtin

Nga kriza në marrëveshje? Nimani flet për ofertat që po diskutohen me Kurtin

A do ta pranojë Limaj ofertën? Spahiu: Kurti i ofroi tri ministri

A do ta pranojë Limaj ofertën? Spahiu: Kurti i ofroi tri ministri

Pritje më të gjata te “Dheu i Bardhë” për hyrje në Kosovë – pikat e tjera kufitare të qeta

Pritje më të gjata te “Dheu i Bardhë” për hyrje në Kosovë – pikat e tjera kufitare të qeta

LDK zyrtarizon Kastriot Shabanin për Shtimën: Gati për sfidën lokale

“Info Nata”- 21.07.2025

Mediat amerikane: Sunny Hill më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Mediat amerikane: Sunny Hill më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Musliu: Milan Radoiçiq ka shpërblyer me një banesë Aleksandar Arsenijeviqin në Vrnjacka Banja

Musliu: Milan Radoiçiq ka shpërblyer me një banesë Aleksandar Arsenijeviqin në Vrnjacka Banja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X