TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ekspertët thonë se trendi i investimeve kapitale mbetet i ulët, e mohon mazhoranca

nga Tëvë1
7 Janar, 2024
0
A A
Ekspertët thonë se trendi i investimeve kapitale mbetet i ulët, e mohon mazhoranca

Trendi i investimeve kapitale mbetet i ulët në vendin tonë, e sipas ekspertëve të ekonomisë kjo po ndikon edhe në përformancën negative për bizneset, si dhe për rritjen ekonomike. Megjithatë për këtë ulje nuk pajtohen nga Qeveria dhe deputetët e LVV-së. Deri në shtator të vitit 2023, shkalla e investimeve kapitale ka arritur 35 për qind.

Megjithatë gatë vitit 2023 niveli qendror ka realizuar investime kapitale 17 për qind, ndërsa ai lokal 22 për qind, gjithnjë duke ju referuar të dhënave të Institutit GAP për gjashtëmujorin e parë. Kështu, trendi i investimeve kapitale në pesë vitet e fundit ka shënuar rënie. Sipas këtij instituti, niveli më i ulët i shpenzimeve ka qenë në vitin 2022 me vetëm 9 për qind të investimeve kapitale ka shpenzuar niveli qendror, për dallim nga ai lokal që kishte 19 për qind.

Përveç GAP-it edhe njohës të ekonomisë thonë se trendi i investimeve kapitale ka shënuar rënie, pavarësisht se më të nuk pajtohen deputet e LVV-së dhe Qeveria.

Drejtoresha e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Zana Beqiri thotë se fokus i qeverisë kanë qenë ndihmat emergjente dhe jo investimet kapitale. Sipas saj, rënia e tyre po ndikon edhe në përformancën e bizneseve.

Se buxheti nuk po shpenzohet në dinamiken që është paraparë me Ligjin e buxhetit e thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Sipas tij, duhet të ketë një planifikim më të mirë të projekteve dhe një parashikim më të mirë të implementimit të shpenzimeve kapitale.

“Duhet të ketë një planifikim më të mirë të projekteve dhe një parashikim më të mirë të implementimit të shpenzimeve kapitale. Ne duhet të ndalemi në dy faza, ajo e planifikimit, sepse gjithmonë po planifikohet në buxhet, po aprovohet në Ligjin për buxhetin shuma më e lartë sesa e vitit paraprak, mirëpo problemin e kemi tek shpenzimet, që nuk shpenzohen në dinamiken që është paraparë me ligjin e buxhetit. Dhe në rastin konkret nëse bëjmë krahasimin mes këtij viti dhe vitit 2022 është fakt se si shpenzim është pak më i rritur, mirëpo nëse shohim në totalin e planifikuar mbi 800 milion, nuk arritën ende në 400 milion, që d.m.th ende nuk e ka rritur 50 për qindëshin, ndërsa jemi në fundvit tanimë”, thotë Rafuna.

Ndërsa, këtë e kundërshtojnë mazhoranca. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja thotë se trendi i investimeve kapitale është në rritje.

“Kosova vitin 2023 ka rreth 600 milionë euro investime kapitale që janë investimet më të larta kapitale ndonjëherë në Kosovë kanë arrit këtë vit. E vetmja shifër e përafërt mund të jetë rreth 528 milionë euro që ka qenë në vitin 2013, mirëpo viti 2023 mendoj se e arrin rekordin e investimeve kapitale. Opozita duhet ta ketë parasysh që investimet kapitale bëhen nga niveli qendror, janë ministritë e linjës, por edhe komunat, aty ku po ngecin investimet kapitale, se po të implementonte Komuna e Prishtinës afërsisht rreth 100 milionë euro që janë të grumbulluara kryesisht në projekte kapitale, Kosova do të kishte një përformancë më të mirë tek investimet kapitale, ngjashëm edhe tek ministritë tjera. Shumë nga ministritë në nivelin qendror kanë performancë shumë më të mirë sesa komunat, duke filluar nga komunat të cilat udhëhiqen PDK, LDK”, thotë Muja, për KP.

Se ka rritje të investimeve kapitale e thotë edhe zëvendës ministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi. Sipas tij nuk ka rënie të investimeve në pesë vitet e fundit, por rritje.

Sipas një raporti të Institutit GAP për janar-qershor, gjatë vitit 2021 shpenzimi i buxhetit për investime kapitale ka qenë 19 për qind nga niveli qendror dhe 26 për qind nga niveli lokal. Gjatë vitit 2020 këto investime kanë shënuar 11 për qind në nivelin qendror, 21 për qind në nivelin lokal. Po ashtu më 2019 investimet në nivelin qendror ishin 16 për qind, kurse në atë lokal 25 për qind. Derisa në vitin 2018 shpenzimi i buxhetit ishte 26 për qind në nivelin qendror, ndërsa në nivelin lokal 28 për qind. Ndërsa, nga Ministria e Financave nuk janë përgjigjur për KosovaPress sa i përket shpenzimeve totale për investime kapitale më 2023.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Në tenda e në të ftohtë – Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën edhe të dielën

Live – Nis seanca e Kuvendit

Akuzat e ish-opozitës:“Peshkim” i deputetëve të LDK-së e ndihma nga VLEN-i

Policia demanton propagandën e Serbisë për rastin në veri

Policia demanton propagandën e Serbisë për rastin në veri

Auto Draft

Ngërçi në Kuvend, Rashiq: Disa kolegë nga komunitetet janë të ndikuar

Legjendat e Lirisë e nderojnë tifozin legjendë

Legjendat e Lirisë e nderojnë tifozin legjendë

Liverpool feston titullin e 20-të në Angli

Liverpool feston titullin e 20-të në Angli

Auto Draft

Në tenda e në të ftohtë – Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën edhe të dielën

Live – Nis seanca e Kuvendit

Akuzat e ish-opozitës:“Peshkim” i deputetëve të LDK-së e ndihma nga VLEN-i

Policia demanton propagandën e Serbisë për rastin në veri

Policia demanton propagandën e Serbisë për rastin në veri

Auto Draft

Ngërçi në Kuvend, Rashiq: Disa kolegë nga komunitetet janë të ndikuar

Auto Draft

Gashi shpreh dëshirën që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X