TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!

Shkruan: Shqiprim Pula

Në Bruksel, më 13 Prill, 2013 u nënshkrua një “marrëveshje ndërkombëtare” ndërmjet Kosovës e Serbisë, e njëjta më 22 Prill, 2013 në Qeverinë e Kosovës u miratua me Vendim (Ref. Nr. 1/126), dhe, në po të njëjtën ditë, u nxor një rezolutë nga Kuvendi (Ref. Nr. 04-R-10) me shumicë votash, në mbështetje të kësaj “marrëveshje” e cila, në gjashtë (6) pikat e para të saj flitet për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe përkatësisht mbi ‘statutin’, ‘strukturën’, ‘kompetencat’ dhe ‘statusin ligjor’ të saj. Poashtu, në Kuvendin e Kosovës, është miratuar një Ligj (Ref. Nr. 04/L-199) mbi ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Çka përmbajtësish e bën të dalloj një marrëveshje ndër-shtetërore me atë ndërkombëtare?

Marrëveshjet ndër-shtetërore në përgjithësi janë çdo dakordancë apo pajtueshmëri kontraktuale për të adresuar tema të caktuara me interes të veçantë e të përbashkët, ndërmjet shteteve por edhe entiteve juridike.
Marrëveshjet ndërkombëtare në përgjithësi janë gatishmëri politike formale për t’a konsideruar një institucion, traktat apo konventë, nga shtetet si palë nënshkruese, dhe si subjekte të së drejtës ndërkombëtare, e të cilat janë burim kryesor i së drejtës për rregullimin e marrëdhënieve të caktuara, apo edhe bazë për zgjidhjen e kontesteve të caktuara në marrëdhëniet konkrete ndërkombëtare.

“Lex specialis derogat Lex generalis”

Eksperimenti i quajtur Asociacion/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe sipas dokumentit të nënshkruar në Bruksel nuk n’a paraqitet si “marrëveshje” ndër-shtetërore, sepse Serbia nuk e ka njohur shtetin e Kosovës!. POR, eksperimenti i quajtur Asociacion/Bashkësia …nuk rezulton të jetë as ndërkombëtare!?, sepse Kosova duke mos qenë shtet anëtar i OKB-së, dhe si e tillë “marrëveshjen” nuk e ka regjistruar pranë sekretariatit të OKB-së, siç kërkohet me nenin 21) të Ligji Nr. 04/L-052 për Marrëveshjet Ndërkombëtare e poashtu edhe sipas nenit 102) të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku, traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duhet të regjistrohen dhe publikohen, për t’i vënë në fuqi. Serbia, nuk e ka bërë një miratim në Kuvend e as nuk e ka regjistruar pranë sekretariatit të OKB-së, sepse ashtu do t’a njihte shtetin e Kosovës. Kështu që, politikisht e proceduralisht, kemi pasur veprime të një anshme institucionale.

Përtej, përkufizimeve ligjore, kjo “marrëveshje ndërkombëtare mbi Asociacionin/Bashkësinë …” është e paprecedentë, mbase për shkak të karakterit eksperimental juridik-administrativ. Miratimi i “marrëveshjes” i një anshëm, duke qenë i miratuar në Qeveri e Kuvend, vetëm nga pala jonë, e humb postulatin fundamental mbi marrëveshjet ndërkombëtare, që ka të bëj me tekst identik dhe procedurë analoge ndërmjet palëve respektive; e poashtu, njëra palë nuk mundet njëanshëm të mungoj apo shtoj ndonjë klausolë.

Doktrina juridike ndërkombëtare, nuk njeh praktika që marrëveshjet ndërkombëtare, të miratohen me kusht! siç, ka ndodhur në rastin tonë; me kusht, sepse, ishte lënë mundësia që Gjykata t’a vlerësoj kushtetutshmërinë e saj. Prandaj, të merren përgjegjësi mbi themelimin dhe funksionalizimin e Asociacionit/Bashkësisë …por, me klausulën e kushtit, ishte në kundërshtim me parimet elementare të marrëveshjeve ndërkombëtare. Si e tillë, “marrëveshja” mbeti juridikisht e pa qëndrueshme, e pa drejtë në kuptim të rregullimit shtetëror unitar të Kosovës, e dëmshme politikisht, si dhe kundër frymës kushtetuese duke cenuar paragrafin 1) të nenit 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sikundër dihet, pa reshtur, po kërkohet e po bëhet presion kohor, kundrejt Qeverisë së Republikës së Kosovës, që t’a bëj të mundur funksionalizimin e Asociacionit/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, duke e kërkuar si përmbushje të obligimit ndërkombëtar. Të paktën, kështu po n’a e shesin. Atëherë, Qeveria e Kosovës i ka dy rrugë para vetes, e para, mundet t’a pranoj si të mirëqenë kërkesën për themelimin dhe funksionalizimin e

Asociacionit duke e draftuar statutin apo, e dyta, pikat e “marrëveshjes” mbi Asociacionin t’i përcjell në Kuvend për shfuqizim me të njëjtat arsyetime siç i referoheshin dikur; “Zajednica” ka vdekur. Është obligim i yni që të mos e lejojmë ringjalljen e saj.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjeopolitika e zgjedhjeve dhe “sabotazhi” në tubacionin në Serbi

Gjeopolitika e zgjedhjeve dhe “sabotazhi” në tubacionin në Serbi

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën