TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekskluzive: Momenti i sulmit të stacionit të Policisë së Kosovës me granata dore në Zveçan

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Ekskluzive: Momenti i sulmit të stacionit të Policisë së Kosovës me granata dore në Zveçan

Të martën, pak para mesnatës, me dy granata dore është sulmuar Stacioni Policor në Zveçan.

Tëvë1 ka siguruar videon ku shihen dy persona duke hedhur granatë dore në drejtim të objektit.

Policisë para dy dite kishte deklaruar se sulmi ka shkaktuar dëme materiale, porse nuk ka lënë asnjë të lënduar.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të mërkurën.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se janë duke u intervistuar disa persona të dyshuar për rastin.

“Sidoqoftë ne në këtë moment kur po flasim këtu njësiti i regjionit tonë së bashku me hetimet edhe të Prishtinës janë duke zhvilluar intervistime janë duke kryer detyrat e veta policore, janë duke mbledh informacione në mënyrë që ta ndriçojmë këtë rast”, tha Elshani.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci e ka cilësuar sulmin, akt terrorist.

“Rasti i djeshëm më shumë është çështje e MPB, pra Policisë së Kosovës, duke qenë që është një akt terrorist i izoluar por i ndërlidhur me aktet e vazhdueshme që grupet e ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë duke përfshirë edhe synimin për të aneksuar pjesë të territorit tonë në 24 shtatorin e vitit të kaluar”, u shpreh Maqedonci.

Edhe kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka reaguar duke e quajtur këtë sulm serioz dhe të papranueshëm ndaj institucioneve të vendit.

Nga ana tjetër, ditë më parë Qeveria e Kosovës njoftoi se në fshatin Izvor të Zveçanit, në veriun e banuar me shumicë serbe, po ndërtohet një nënstacion i ri policor.

Ndryshe, mbrëmë me granata dore është sulmuar edhe objekti i Komunës së Zveçanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

30 ditë paraburgim ndaj një të dyshuari për shitje të drogës në Pejë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

Trump kërcënon me burg gazetarin që raportoi i pari për shpëtimin e pilotit në Iran

Trump kërcënon me burg gazetarin që raportoi i pari për shpëtimin e pilotit në Iran

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

30 ditë paraburgim ndaj një të dyshuari për shitje të drogës në Pejë

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

Paralajmërim nga Teherani: Do të përgjigjemi pa kufizime nëse Donald Trump zbaton kërcënimin

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën