TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekskluzive | Kompania “RAD” e afërt me të akuzuarin Radojqiq, me fonde të Serbisë tenton të bëjë biznes në Zveçan

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Ekskluzive | Kompania “RAD” e afërt me të akuzuarin Radojqiq, me fonde të Serbisë tenton të bëjë biznes në Zveçan

Në listë të zezë nga SHBA-të por ata biznesin nuk e ndalën në Zveçan. Kompania “RAD” me seli në Zvecan, në pronësi të Radulle Steviq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara si person i afërt me Zvonko Veselinoviqin dhe Millan Radojiciqin, të sanksionuar gjithashtu nga SHBA-të, përmes fondeve të Serbisë kanë filluar disa punime në një kompleks banesorë në komunën e Zvecanit. Pas hulumtimit të televizionit për rastin, komuna është vënë në aksion. Për detajet, të ndjekim kronikën e gazetarit tonë Venhar Isufi.

Në vitin 2021 thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vuri në listën e kompanive të sanksionuara.

Dyshimet ishin, shpërlaje parash, financim i grupeve kriminale dhe dhënje të ryshfetit.

Kështu kompania “RAD” D.O.O me seli në komunën e Zveçanit, nën pronësi të Radulle Steviqin, i sanksionuar nga ShBA-të bashkë me Zvonko Veselinoviqin dhe Millan Radojçiqin, iu ndërpre kontrata edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2021-2022 pasi futjes në listën e zezë të SHBA-së.

Por ata biznesin nuk e ndalën.

Ditë më parë, televizioni ka mësuar se kjo kompani përmes fondeve të Serbisë dhe disa punëtorëve në veri, nisën punimet në një kompleks banesorë në ristrukturimin e një çatie.

Televizioni ka siguruar fotografi ku shihen punimet duke u kryer, e komuna e Zveçanit nuk ishte në dijeni se kompania e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara po vepronte ende.

Pas interesimit të televizionit, kryetari i komunës Ilir Peci ka ndërmarrë veprime.

Të mërkurën, drejtoria e Inspektoratit bashkë me Policinë e Kosovës ishin në vendin e ngjarjes.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, thotë për Tëvë1 se punimet e kësaj kompanie tashmë janë ndërprerë.

“Dje kemi dëgjua menjëherë e kemi dërguar drejtorinë e Inspektoratit aty e kanë vërejtur një ndryshim në çati do të thotë, një ndryshim shumë i vogël jo diçka jashtë mase jo naj ndërtim të ri. Sa i përket lejes ata nuk kanë nevojë me kërkua leje sepse vetëm një çati është duke u punuar për momentin janë ndërpre. Inspektorët kanë kërkuar që të kërkohet leje nga komuna. Deri më tani nuk kanë ardhur. Kanë qenë edhe Policia aty me inspektorët, përfundimisht inspektorët i kanë thënë me kërkua leje nga komuna. Në bazë të inspektoratit”, tha Peci.

E krejt kjo erdhi pas interesimit të televizionit.

“Deri sa kam biseduar me juve nuk ka pas informacion, në momentin që kemi biseduar me ty, menjëherë i kam njoftuar policinë, inspektorët dje kanë dalë në mengjës në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Televizioni ka mësuar gjithashtu se Radulle Steviq, këtë kompani tashmë e ka kthyer në emër të dy personave të afërt tij nga radhët e komunitetit serb me banim në veri të Mitrovicës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën