TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekonomia e Shqipërisë po preket nga pasojat e luftës në Ukrainë

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Ekonomia e Shqipërisë po preket nga pasojat e luftës në Ukrainë

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk është në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por ekonomia e saj po kërcënohet përditë prej anormalitetit të thellë të çmimeve për mallrat e konsumit, si shumë vende të tjera.

Ai theksoi se Shqipëria është në mbështetje të Ukrainës dhe ndërkohë ka detyrimin të mbrojë jetët e njerëzve dhe të bëjë çmos që lufta të mos përhapet.

“Solidariteti me Ukrainën nuk është vetëm solidaritet me njerëz dhe me popull në një hall shumë të madh. Solidariteti me Ukrainën është vetëmbrojtje e pastër, për të mos lejuar që ajo që ndodhi atje të vijë edhe këtu ose të shkojë të infektojë të gjithë botën tonë. Këto janë sakrificat e luftës, që na ka ardhur në shtëpi, tek mallrat e konsumit, tek pompa e naftës, tek fatura e energjisë” – tha  Rama.

Ndërkohë që çmimi i naftës në tregje është rritur më shumë se 3 herë dhe ka shenja të rritjes së mëtejshme, theksoi ai, dhe Shqipëria është drejtpërdrejt e prekur njësoj si vendet e tjera, ndaj nevojiten përgatitje edhe për shkurtime të thella të furnizimit me energji ose naftë.

“Europa ka hyrë në luftë. Duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do zgjasë kjo luftë. Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës siç ishim me pandeminë, me armikun e padukshëm ku nuk e dinim kohëzgjatjen, ku nuk dinim zhvillimin në dinamikën e tyre dhe ku u përgatitëm për disa skenarë” – tha zoti Rama.

Ai shtoi se çmimet i përkasin tregjeve të përfshira nga kriza dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë, por po planifikon masa për të kapëcyer këtë gjendje me sa më pak pasoja.

“Lufta nuk po zhvillohet këtu, bombat nuk janë mbi familjet tona, të cilat nuk janë kërcënuar nga ndarja e dhunshme, siç po ndahen mijëra familje në Ukrainë. Por ndikimi i asaj që po ndodh atje, është i prekshëm këtu në ekonominë e vendit. Detyrimi ynë është që të garantojmë vazhdimësinë me sa më pak dhimbje, por luftë pa dhimbje nuk ka” – tha Rama.

Nafta e automjeteve në Shqipëri u rrit menjëherë në 230 lekë për litër nga afro 170 lekë litri që është mesatarja vjetore e vitit të kaluar.

Krahas naftës dhe grurit, rritje çmimesh janë shfaqur edhe në produkte të tjera ushqimore./VOA/

Tags: Ekonomia e ShqiperiseLufta ne Ukraine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Lewis Hamilton nga Rafah: Izraeli duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare

Lewis Hamilton nga Rafah: Izraeli duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” –  punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” – punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën