Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare, dedikuar Edi Shukriut.
Sipas njoftimit të Postës së Kosovës, Shukriu ishte një nga arkeologet dhe historianet e para të Kosovës.
“Edi Shukriu ishte akademike dhe njëra nga arkeologet dhe historianet e para, por edhe emër i njohur dhe i çmuar në lëmin e letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”, thuhet në komunikatën e Postës së Kosovës.