TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Gjykata Supreme ka marrë vendim, me të cilin ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtjes së të akuzuarit Jon Hoti, i cili është dënuar me 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e dyfishtë më 13 nëntor 2024 në Klinë.

I akuzuari Hoti ishte shpallur fajtor nga Themelorja në Pejë më 30 maj 2025 dhe ishte dënuar me dënim unik prej 24 vite e gjysëm burgim për vrasje të dyfshitë më 13 nëntor 2024 në Klinë. Vendimin e Themelores më pas e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërkaq, Gjykata Supreme përmes vendimit të 10 qershorit 2026, ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të të dënuarit Jon Hoti, avokatit Jeton Maqedonci.

Maqedonci kishte parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, me pretendimin për shkelje të dispozitave të procedurës penale, shkelje të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Ka kërkuar që lënda të kthehet në rigjykim apo që Hotit t’i shqiptohet dënim më i butë.

Përmes kërkesës, avokati ka pretenduar se duke mbajtur në fuqi dënimin unik prej 24 vite e gjysmë burgim, nuk e kanë zbatuar në mënyrë reale parimin e individualizimit të dënimit dhe rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit.

Gjithashtu, sipas tij, gjykata e shkallës së parë dhe ajo e dytë, si rrethanë të vetme rënduese kanë marrë për bazë pasojën e shkaktuar- përkatësisht dy viktima, kështu që nuk kanë reflektuar në mënyrën e arsyetuar dhe të matshme peshën subjektive të fajit dhe rrethanat personale të të pandehurit si faktor vendimtar në individualizimin e dënimit, si dhe nuk kanë arsyetuar fare rrethanat rënduese dhe të njëjtat i kanë mbivlerësuar ndërsa kanë minimizuar rrethanat lehtësuese, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Maqedonci ka pretenduar se gjykata e ka dënuar të mbrojturin e tij me dënim me burgim efektiv të lartë, edhe pse ai kishte pranuar fajësinë në fazat e procedurës paraprake.

Kurse, Prokurori i Shtetit përmes shkresës kishte propozuar që kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, të refuzohet si e pabazuar.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën