TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Edhe pse gati një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, Radojiçiq dhe terroristët e tjerë ende pa aktakuza 

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Edhe pse gati një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, Radojiçiq dhe terroristët e tjerë ende pa aktakuza 

Po bëhet gati 1 vit që nga sulmi terrorist në Basnjkë të Zveçanit dhe akoma nuk ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale për Radojiçiq dhe grupin të tij terrorist. Njohësit e çështjeve juridike thonë se ky është një rast tejet kompleks andaj edhe kërkon kohë që të ngritët aktakuzë sa më profesionale ndaj tyre.

Ishte organizatori kryesor i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Për të gjitha veprimet kriminale që u kryen atë ditë në veriun e vendit, Milan Radojiçiq e mori përgjegjësinë.

E ai tani ndodhet në Beograd, krejtësisht i lirë nga drejtësia.

Kur po bëhen gati 1 vit që nga sulmi terrorist, Prokuroria e Kosovës akoma nuk ka ngritur aktakuzë për të si dhe për terroristë e tjerë në rastin e Banjskës.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se ky është një rast tejet kompleks, andaj edhe po merr më shumë kohë.

Mirëpo, sipas tij pjesa më e rëndësishme është që kur ngritët aktakuza të jetë sa më profesionale.

“Në një rast kaq kompleks është e rëndësishme që kur të ngritët aktakuza të jetë sa më profesionale dhe kualitative që është e mbështetur në prova dhe dëshmi. Vetëm në këtë mënyrë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje do ta merrnin dënimin e merituar”, tha Miftaraj.

Kurse avokati, Yll Zeka, tregon disa nga arsyet se pse po merr kohë për të ngritur aktakuzë për këtë rast.

“Ashtu siç ka njoftuar prokuroria speciale shumë prej provave tani më nuk gjenden në Kosovë sepse kanë kaluar në shtetet tjera për t’i ekzaminuar siç është në këtë rast shteti i Finlandës. Në raste të tilla prokuroria speciale nuk mund t’i shpejtoj procedurat në drejtim të këtyre shteteve për shkak ato kanë protokollet e tyre”, tha avokati Zeka.

Në disa raste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë kritik ndaj Prokurorisë Speciale për mos ngritjen e aktakuzave ndaj Radojiçiqit the terroristëve të tjerë që vranë policin e Kosovës, heroin Afrim Bunjakun.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, pati deklaruar se ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundshëm, pasi të gjitha hetimet do të kryhen prej gjykatave vendase.

Ndërkaq, nga komuniteti ndërkombëtar kanë bërë thirrje vazhdimisht që të zbardhet ky rast dhe që fajtorët të përballen me drejtësinë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën