Derisa ka njoftuar se tashmë ka filluar impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj dhe në Drenas.
“Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, Zonës Industriale, lagjes Kalabria në Prishtinë, ju njoftojmë me gjendjen aktuale të trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm. Sot, impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj ka filluar me trajtimin e ujit me kapacitet minimal prej 150 l/ s, derisa në Drenas me kapacitet të reduktuar prej 40%, ngase niveli i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit aktualisht është (35 – 45 NTU)”, ka njoftuar Mjeku.
Po ashtu, Mjeku ka shkruar se për të ruajtur cilësinë e ujit, janë të detyruar ta trajtojnë ujin me kapacitet të reduktuar deri në stabilizimin e situatës, e që sipas saj, pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
“Kërkojmë mirëkuptim deri në rikthimin e situatës së favorshme me furnizim me ujë të pijshëm”, ka shtuar ajo./teve1.info/.







