TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe invalidët e luftës vendosin të mos marrin pjesë në festimet për Pavarësi

Të zhgënjyer nga qasja dhe mostrajtimi i kërkesave përgjatë katër viteve të fundit, shprehen edhe invalidët e luftës. Kësisoj, ata përkrahin vendimin e OVL UÇK-së për mospjesëmarrje në festimet e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, që organizohen nga ana e Qeverisë.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
5 0
A A

Në luftë u rreshtua krah UÇK-së si një shtatëmbëdhjetë vjeçar.

Por shtatëmbëdhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës, nuk do ta gjejë afër festimeve.

Kjo pasi invalidi i luftës, Arton Hoti, i qëndron pas vendimit të OVL UÇK-së, për mospjesëmarrje në festimet e organizuara nga Qeveria e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë.

Sipas Hotit, kategoritë e dala nga lufta, ishin përjashtuar edhe më herët nga ana e ekzekutivit për shënimin e datave të rëndësishme të luftës.

“Vitin e kaluar, këta nuk na kanë leju si veteranë të luftës me marrë pjesë, e as që bëhet fjalë me na dërgu ftesë, qysh kanë vepru gjitha partitë tjera si veteranë, ftesë për me marrë pjesë në manifestime të Epopesë së UÇK-së”, invalid i luftës, Arton Hoti.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës i ka injoruar njerëzit e luftës përgjatë mandatit të saj.

“Me njëfarë forme na kanë suspendu, na kanë injoru neve si veteranë të luftës. Ma shpesh i kanë takuar njerëzit e Radoiçiqit për me i hjek nga paga minimale veteranët e luftës, se sa që i kanë takuar organizatat e veteranëve të luftës”, Hoti.

Madje, edhe gjuha e përdorur karshi tyre, Hoti thotë se shpeshherë ishte e papranueshme.

“Ai vet, na ka quajtur kriminelë, ministri i tij i Financave ka thënë se më mirë i kish dalë Kosovës me pasë mercenarë të paguar me pare, se sa Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa e llogaritur që na i kemi dhanë gjymtyrët e trupit, shumë dëshmorë për lirinë e vendit”, tha ai.

Të zhgënjyer me mospërfilljen e kërkesave të tyre përgjatë katër viteve të fundit, shprehet edhe Xhevdet Qeriqi nga Shoqata e Invalidëve të Luftës, dega në Fushë Kosovë.

“Jemi ballafaquar me probleme të shumta të invalidëve të luftës, i kemi adresuar kërkesat edhe në Qeveri edhe në Zyrën e Veteranvëve e cila funksionon në kuadër të Qeverisë, por nuk janë marrë fare parasysh”, tha Qeriqi.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga ana e ekzekutivit në lidhje me vendimin e kategorive të dala nga lufta për mospjesëmarrje në festimet e përvjetorit të pavarësisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Tags: OVL UÇKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​12 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

​12 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person për ngacmim në Shtime

​Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

​Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

​Dita Botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

​Dita Botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

​12 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

​12 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

Formula indiane për zgjatjen e flokëve

Formula indiane për zgjatjen e flokëve

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Inteligjenca artificiale krijon një ndarje të re digjitale në botën e biznesit

Inteligjenca artificiale krijon një ndarje të re digjitale në botën e biznesit

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person për ngacmim në Shtime

6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm

6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën