Nagip Krasniqit, tashmë i pezulluar nga detyra e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.
Këtë e ka konfirmuar për teve1.info të dielën Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Gjykata me datë 19 (të premten), ia ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, tha Gashi.
Krasniqi është arrestuar më 19 prill, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje.
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut kishte pezulluar nga detyra Krasniqin më 24 prill.
Ai akuzohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe konflikt interesi./teve1.info/







