Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim në lindje dhe juglindje të vendit, ku pritet të ketë vranësira të ulëta në orët e mëngjesit. Po ashtu, pritet edhe acar në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-23 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej -4 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.







