E shtuna me reshje shiu

Të shtunën, gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, parashikohet të ketë herë pas here rrebeshe lokale shiu. Më pas, reshjet do të humbasin intensitet dhe shtrirje territoriale, duke mbetur të izoluara, kryesisht në zonat malore. Përndryshe, vranësirat do të fillojnë të tërhiqen gradualisht, proces ky që do të jetë më i theksuar gjatë pasdites.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 10-42 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C.

Postime të ngjashme

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist