Dy mysafiret shumë të mira në Tëvë1, sa folën për ushqim e tradita, ato folën edhe për gratë e djemve të tyre.
Cyme Kukalaj nga Vokshi i Deçanit ka thënë se të gjitha “rejat” i do njësojë, por njërën që e ka në shtëpi e veçon më shumë.
“E madhja i ka ditë të gjitha, u kanë e shpisë dhe i ka bë punët për marak, tani e kemi marrë të dytën edhe ajo e msojke këta, kjo tjetra tani e murrë burri i vet në Zvicër dhe e treta u kanë me letra në Gjermani dhe atë dasmë e kemi ba të madhe dhe kur janë ba 3 javë u shku te burri i vet…”, tha ajo në emisionin “Herët” në Tëvë1.
Zonja Cyme thotë se gruaja e djalit që e ka në shtëpi i bën të gjitha punët, teksa thotë se ajo ia pastron rrobat e ia rregullon shtratin “për marak”.
“Unë i dua të gjitha. Ato vijnë si mysafir dhe kjo këtu në shtëpi bën sa të mundet. Kjo që është këtu e kam mas forti dashnin. M’i lan teshat m’i palon, krevatin ma shtron për marak, duhet me ia ditë kimetin kon ta kish më afër. Shumë i kam djemtë e mirë”, ka thënë dada Cyme. /teve1.info/
Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë: