Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vitomiricë në Pejë, me ç’rast një e mitur është goditur nga një veturë.
Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova ka bërë të ditur për teve1.info se e mitura është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 15:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një këmbësor, këmbësorja (e mitur) është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova. /Teve1.info/