TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, ka bërë të ditur se stadiumi nacional është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, me një vlerë fillestare prej 4 milionë euro.

Në një intervistë për KosovaPress, Bislimi ka theksuar se ky projekt do të shtrihet edhe në vitet në vijim dhe se kostoja totale pritet të tejkalojë shifrën prej 20 milionë euro, duke e cilësuar stadiumin nacional si një domosdoshmëri për vendin.

Duke folur për rëndësinë e këtij projekti, Bislimi ka sqaruar se stadiumi nacional është diskutuar në kuadër të vlerësimit të nevojave reale të Kosovës për infrastrukturë sportive, ndërsa ka nënvizuar se aktualisht po investohet në mbi 20 stadiume në të gjithë vendin, sipas planit pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës futbollistike, i cili kap vlerën mbi 200 milionë euro.

Ai ka shtuar se stadiumi nacional do të jetë i veçantë për nga përmasat dhe standardet inxhinierike e sportive, duke u dalluar nga projektet e tjera ekzistuese.

Është përfshirë në projekt-buxhet të vitit 2026 me një vlerë fillestare prej 4 milionë euro. që pastaj vazhdon në vitet në vazhdim. Me siguri shkon mbi 20 milionë. Besojmë shumë që ky projekt deri në këtë moment është diskutuar vetëm sa i përket vlerësimit të nevojave të vendit tonë për një stadium nacional…Ne po investojmë në mbi 20 stadiume në gjithë Kosovën, sipas planit të dakorduar pesë vjeçar për ngritjen e infrastrukturës futbollistike që përfshin një shifër prej mbi 200 milionë euro…Derisa, është përfshirë në projekt-buxhetin e vitit 2026, ne besojmë që ky vlerësim tashmë i përket të kaluarës. Përfundimi është që Kosova ka nevojë për një stadium të ri nacional, i cili është përjashtim vetëm në kuptimin e përmasës edhe të standardeve edhe inxhinierike edhe sportive, është përjashtim nga të gjitha këto stadiume të tjera, por që do të ketë pastaj rezultat i rishikimit të projeksionit të ndërtimit të atij të atij stadiumi…Vlera prej 4 milionësh është e mjaftueshme që të bëhen të gjitha përgatitjet për fillim të ndërtimit të atij stadiumi dhe të kemi edhe një fillim fillestar të punëve në stadium. Ku? Ende nuk është i përcaktuar lokacioni”, bëri të ditur Bislimi.

Sa i përket fazës fillestare, Bislimi ka bërë të ditur se shuma prej 4 milionë eurosh e paraparë për vitin 2026 është e mjaftueshme për përgatitjet teknike dhe nisjen fillestare të punimeve në stadium. Megjithatë, ai ka theksuar se lokacioni i ndërtimit të stadiumit nacional ende nuk është përcaktuar dhe mbetet çështje për t’u vendosur në vazhdim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

FFK-ja publikon orarin e javës së 27-të, duele vendimtare në Superligë

Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror nuk “kapërdihet”! Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina jep dorëheqjen

Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror nuk “kapërdihet”! Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina jep dorëheqjen

Vojvoda: Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë

Vojvoda: Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë

Ronaldo dhe Messi bëhen bashkë në një reklamë për herë të dytë në histori

Ronaldo dhe Messi bëhen bashkë në një reklamë për herë të dytë në histori

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën