TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“E kemi përkrahjen e plotë të Kurtit” – Meholli shpall koalicionin VV–LDK në Vushtrri

by Tëvë1
1 vit ago
12
A A
“E kemi përkrahjen e plotë të Kurtit” – Meholli shpall koalicionin VV–LDK në Vushtrri

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka konfirmuar publikisht se ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni me kryetarin e Degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri. Sipas tij, kjo marrëveshje do të jetë themeli për një qeverisje të përbashkët lokale për katër vitet e ardhshme.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Meholli u shpreh:

“Unë jam shumë i lumtur sot që bashkë me LDK-në në degën e Vushtrrisë dhe me kryetarin Xhafer Tahiri kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi, një koalicion për qeverisje të përbashkët për katër vitet e ardhshme.”

Ai shtoi se marrëveshja është rezultat i një vullneti të përbashkët për ndryshim në qytetin e Vushtrrisë:

“Kjo ka ardhur si rezultat i vullnetit të dy subjekteve që ndajnë bindjen se Vushtrria ka nevojë për ndryshim – dhe këtë ndryshim do ta sjellim bashkë. Ashtu siç e bëmë ndryshimin në vitin 2017, do ta bëjmë sërish më 9 nëntor.”

Meholli po ashtu theksoi se marrëveshja është ndërtuar mbi bashkërendimin programor mes VV-së dhe LDK-së lokale:

“Jemi pajtuar që pikat e përbashkëta të programeve tona politike të bashkohen në një plan të unifikuar qeverisës për katër vitet e ardhshme.”

Në deklaratën e tij, Meholli zbuloi edhe përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti në këtë proces:

“Kemi pasur koordinim të plotë me kryeministrin. E kemi edhe mbështetjen e tij të plotë për zgjedhjet e 9 nëntorit. Jam shumë mirënjohës dhe falënderues sepse kjo ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për këtë marrëveshje.”

Ai bëri të ditur se takimet për marrëveshjen janë mbajtur së fundmi dhe kanë përfshirë edhe Kurtin dhe Tahirin.

“Kanë ndodhur disa takime ditët e fundit, ku kemi qenë bashkë me Kryeministrin Kurti dhe me z. Tahiri, dhe marrëveshja është finalizuar.”

Strukturat qendrore të LDK-së kanë konfirmuar për media të ndryshme se nuk kanë qenë të informuar për këtë koalicion, duke e cilësuar atë si një vendim të njëanshëm të Degës së Vushtrrisë.

Kjo marrëveshja është nënshkruar pa miratimin e Kryesisë qendrore të partisë, dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime të brendshme, sidomos për shkak të afrimit me Lëvizjen Vetëvendosje, një subjekt që në nivel qendror ka pasur mospajtime të forta me LDK-në.

Tags: info natavsylejman meholliTeve1Vushterri
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

“QIKA” aksion para Qeverisë: Shteti duhet të japë llogari

“QIKA” aksion para Qeverisë: Shteti duhet të japë llogari

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë për të mërkurën

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë për të mërkurën

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

“QIKA” aksion para Qeverisë: Shteti duhet të japë llogari

“QIKA” aksion para Qeverisë: Shteti duhet të japë llogari

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë për të mërkurën

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë për të mërkurën

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën