TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

E dyshuara për vrasjen e kunatit thotë se ai dhe burri i saj e kishin kërcënuar dhe kanosur vazhdimisht

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Motivi i vrasjes në Prishtinë dyshohet të jenë problemet familjare

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të dyshuarës N.M, 56-vjeçare për vrasjen e kunatit të saj XH.M, të ndodhur mbrëmjen e 20 gushtit në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Ajo dyshohet për vrasje të rendë dhe armëmbajtje pa leje, ku thuhet se në korridorin e shtëpisë së saj ka shtënë 10 herë ndaj viktimës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, e ka arsyetuar mbi arsyet ligjore pasi ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.

Prokuroria, në seancën dëgjimore të  mbajtur me 21 gusht 2024, ka thënë se këtë dyshim e mbështetë në prova siç janë raporti i Policisë, deklaratat e dëshmitareve e palës së dëmtuar.

Sipas Prokurorisë, ekziston rreziku se nëse e pandehura lihet në liri do ta pengojnë zhvillimin e suksesshëm të hetimeve, duke ndikuar në dëshmitaret të cilët kjo prokurori ende nuk i ka dëgjuar.

Po ashtu, Prokuroria ka arsyetuar se duke u nisur nga pesha e veprës penale dhe mënyra e kryerjes, raportet-problemet familjarë  ekziston rreziku se e njëjta mund të përsërisë veprën penale.

Andaj, sipas prokurorisë është e nevojshme që t’i caktohet masa e paraburgimit pasi me asnjë mase alternative nuk do të arrihet të sigurohet prania e saj në këtë çështje penale.

Mbrojtësi i të dyshuarës, avokati Hysen Berisha, ka kërkuar masë me të butë, siç është paraqitja në stacion policor, apo masa e arrestit shtëpiak duke thënë që e pandehura nuk ka mundësi që të ndikojë në dëshmitarë dhe as në prova materiale sepse të gjitha këto janë në dispozicion të organit të Policisë dhe të Prokurorisë.

E dyshuara, N.M para gjykatës është deklaruar se është me terapi për shërimin e sëmundjes dhe se ka probleme pasi është e traumatizuar

Ajo gjithashtu kishte deklaruar se nuk kishte fjetur gjithë natën prej kanosjes dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga burri dhe kunati saj, kjo pasi që burri i saj kishte qenë i ndikuar nga kunati, ku edhe e kanë sharë dhe ofenduar vazhdimisht.

Ajo kishte shtuar ka pasur ankth dhe depresion, për çka edhe ishte trajtuar dhe ka të gjitha dokumentet mjekësore.

Gjykatësja e procedurës paraprake, Fatime Dërmaku caktimin e masës së paraburgimit e ka arsyetuar duke thënë se propozimi i Prokurorisë i bazuar, bindës dhe mjaftueshëm i argumentuar për këtë fazë. Kurse, mbrojtësi i të pandehurës nuk ka bindur gjykatën për masa alternative.

Gjykata ka vlerësuar se përmbushet kushti kryesor se në këtë stad të procedurës ka dyshim të bazuar se pandehura N.M ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

Për caktimin e paraburgimit, sipas vendimit të gjykatës ka arsye të besueshme se e dyshuara do të pengojë rrjedhën e procedurës penale dhe ekziston rreziku i ndikimit tek dëshmitaret, ngase i ka familjar dhe do mundohet t’i manipulojë që të dëshmojnë në favor të saj. Gjithashtu, edhe provat e tjera materiale ka mundësi që do t’i asgjësonte apo t’i fshehë, që t’i ikë përgjegjësisë penale.

Gjykata vlerëson se  janë përmbushur edhe kriteret tjera e që janë rrethanat e kryerjes së veprës penale.

“E dyshuara e ka pasur kunat, vëlla të burrit të saj, si dhe karakteristikat e saj personale, që në vazhdimësi gjatë seancës dëgjimore në mënyrë shumë profesionale tenton gjykatën ta vë në lajthim lidhur me gjendjen e saj shëndetësore për t’i ikur përgjegjësisë së rëndë penale”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Sipas vendimit për caktimin e paraburgimit,  e pandehura dyshohet se në korridorin e shtëpisë së tyre, për shkak të problemeve familjare, e pandehura me dashje që ta privojë nga jeta kunatin e saj, tani të ndjerin Xh.M ka shtënë në drejtim të tij dhjetë herë me armën e tipit “Girson Compakt MC” ku si pasojë e plagëve të marra i dëmtuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

E pandehura, kishte deklaruar se ka aplikuar për marrjen e lejes së armës, e që në kohën e kryerjes së veprës penale ende nuk e kishte poseduar.

“…Fakt që përcakton edhe karakterin e të pandehurës lidhur me posedimin dhe kontrollimin e armës në shtëpinë e saj, të familjarët e saj, pasi e njëjta nuk kishte pasur ndonjë pozitë të lartë shtetërore, apo të ishte afariste e njohur, apo që do të ishte person i rrezikuar të posedonte armë”, thuhet tutje në arsyetim.

Andaj, sipas gjykatës këto janë rrethana të arsyeshme për caktimin e masës së paraburgimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas vendimit të Kushtetueses, Rashiq: Nuk pres të më votojnë, zgjedhjet janë afër

Pas vendimit të Kushtetueses, Rashiq: Nuk pres të më votojnë, zgjedhjet janë afër

Muaji Rozë në Petrol Company

Muaji Rozë në Petrol Company

Rashiq: PDK, LDK dhe AAK kanë bërë një barrikadim politik

Rashiq: PDK, LDK dhe AAK kanë bërë një barrikadim politik

ShSKUK javën e ardhshme nis shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë

ShSKUK javën e ardhshme nis shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë

Pas vendimit të Kushtetueses, Rashiq: Nuk pres të më votojnë, zgjedhjet janë afër

Pas vendimit të Kushtetueses, Rashiq: Nuk pres të më votojnë, zgjedhjet janë afër

Muaji Rozë në Petrol Company

Muaji Rozë në Petrol Company

Rashiq: PDK, LDK dhe AAK kanë bërë një barrikadim politik

Rashiq: PDK, LDK dhe AAK kanë bërë një barrikadim politik

ShSKUK javën e ardhshme nis shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë

ShSKUK javën e ardhshme nis shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë

Lista zyrtare e Italisë – Gattuso nuk fton sulmuesin që pritej, por ka dy risi për tetorin

Lista zyrtare e Italisë – Gattuso nuk fton sulmuesin që pritej, por ka dy risi për tetorin

Foda beson në fitore ndaj Islandës

FFK publikon programin e Kosovës për ndeshjet e tetorit, të hënën nisin përgatitjet

Rubin: Haga duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Rubin: Haga duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën