TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dyshohet se trupi i Faton Hajrizit nuk është mbajtur në kushte të mira

Tri javë pasi është vrarë, trupi i Faton Hajrizit u soll nga Lloznica e Serbisë në Kosovë. Në Institutin e Mjekësisë Ligjore ishte nëna e Fatonit ajo që hyri dhe e identifikoi djalin e saj 39-vjeçar. Avokati i kësaj familje, Arianit Koci thotë se me aq sa ka parë, trupi i Hajrizit nuk është në gjendje të mirë dhe dyshon që e kanë mbajtur në kushte të mira atë.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Autopsia për trupin e Faton Hajrizit pritet të nisë sot, familjarët dhe avokati nuk flasin për media

Ditën e nisën në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kishin ardhur për një qëllim të fundit, identifikimin e trupit të vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik.

Nëna e Faton Hajrizit ka hyrë brenda këtij institucioni dhe ka konfirmuar se trupi është i djalit të saj 39-vjeçar.

Kështu po thotë avokati i familjes Hajrizi i cili e solli trupin e tij nga Serbia në Kosovë, Arianit Koci.

Koci thotë se e ka parë trupin dhe mendon qe nuk është mbajtur në kushte të mira.

Mirëpo, detaje dhanë zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas drejtorit të departamentit të laboratorëve në IML, Artan Thaçi, pas kryerjes së autopsisë familjarët mund të tërheqin trupin e Hajrizit.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave në konsultim me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre anëtarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryhet autopsia. Do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të prokurorit dhe familjarëve…Ne pranojmë urdhëresë nga prokurori, në basë të asaj urdhërese edhe kryejmë autopsinë…Raporti i autopsisë varet, mirëpo trupi i pajetë pas kryerjes së autopsisë mund t’i dorëzohet familjarëve”, u shpreh Thaçi.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë nga autoritetet serbe nën dyshimin se më 18 korrik ka vrarë një polic atje dhe ka plagosur një tjetër.

Hajrizi ishte i burgosur në Kosovë mirëpo më 6 korrik u arratis nga Burgu i Smrekonicës.

Tags: Faton Hajriziidentfikimi i trupit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves takon Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ-në do të vazhdojë

Hargreaves takon Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ-në do të vazhdojë

​Pacolli ngre dyshime për keqpërdorime milionëshe të parasë publike për dy prona në Ferizaj, fton organet për hetim

​Pacolli ngre dyshime për keqpërdorime milionëshe të parasë publike për dy prona në Ferizaj, fton organet për hetim

Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, sot pritet të mbahet konferenca e parë pas përfundimit së paraqitjes së provave

Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Gjashtë të arrestuar për vjedhje të rënda në Gjilan, policia sekuestron automjete dhe telefona

Izraeli sekuestron mbi 40 anije të flotës së ndihmave për Gazën, arrestohen qindra aktivistë

Izraeli sekuestron mbi 40 anije të flotës së ndihmave për Gazën, arrestohen qindra aktivistë

Hargreaves takon Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ-në do të vazhdojë

Hargreaves takon Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ-në do të vazhdojë

Irani ka zbuluar detaje të propozimit të fundit drejtuar SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Irani ka zbuluar detaje të propozimit të fundit drejtuar SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

​Pacolli ngre dyshime për keqpërdorime milionëshe të parasë publike për dy prona në Ferizaj, fton organet për hetim

​Pacolli ngre dyshime për keqpërdorime milionëshe të parasë publike për dy prona në Ferizaj, fton organet për hetim

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Torino llogarit në Ismajlin ndaj Juventusit

Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, sot pritet të mbahet konferenca e parë pas përfundimit së paraqitjes së provave

Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Amin Abdullah, roja që sakrifikoi jetën duke mbrojtur komunitetin gjatë sulmit në xhaminë e San Diegos

Amin Abdullah, roja që sakrifikoi jetën duke mbrojtur komunitetin gjatë sulmit në xhaminë e San Diegos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën