Një person dyshohet se ka qarkulluar sot me armë zjarri në oborrin e një shkolle fillore në Ferizaj.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, personi i dyshuar shihet me armë zjarri në hapësirat e shkollës.
Tëvë1.info e ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka konfirmuar se njësitet përkatëse policore janë duke e trajtuar rastin.
“Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku dyshohet se në një shkollë fillore në Ferizaj, një person shihet me armë, policia e Ferizajt është duke u trajtuar dhe se për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli./teve1.info/




