Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për dhunimin e një të miture në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri me inicialet E.H është ndaluar për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Poashtu në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“Ferizaj, 26 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H. Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./teve1.info/