Një person është ndaluar për 48 orë nga Prokurori i Shtetit, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda familjes në Klinë.
Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Në përgjithësi për rastin janë duke u marrë veprime hetimore, për momentin e kemi një person të arrestuar për këtë vepër penale”, ka deklaruar ai.
Ndryshe në media është raportuar se i dyshuari është vëllai i saj dhe se vajza është e mitur.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në strehimore.
“Marrëdhënie brenda familjes. Klinë, Pejë 22.04.2024-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali, pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër ashkali, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e policisë./teve1.info/