TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dyshohet se kanë sasi të larta të hormoneve, AUV-i në pritje të rezultateve për domatet e importuara nga Shqipëria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dyshohet se kanë sasi të larta të hormoneve, AUV-i në pritje të rezultateve për domatet e importuara nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria, derisa varësisht nga gjetjet, do të merren dhe veprimet. Ato, dyshohet se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Përfaqësues të bizneseve bëjnë thirrje për veprime të menjëhershme ndaj çdo produkti që nuk i përmbush kriteret për konsum, përderisa qytetarët vazhdimisht ankohen për ushqim jo kualitativ.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ende nuk ka njoftim zyrtar për domatet e importuara nga Shqipëria dhe përmbajtjen e tyre e të cilat kohët e fundit janë larguar nga tregu i Bashkimit Evropian. Por, me gjithë këtë, AUV ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në laboratorë jashtë vendit, me qëllim testimi në kontaminuës kimik/mbetje të pesticideve. Kështu ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i AUV, Lumir Thaçi.

“Përveç kontrolleve zyrtare, pa dyshim se si burime të informacioneve, në rrugë zyrtare që kemi, pranojmë njoftime për çdo produkt që paraqet dyshim apo rrezik për konsumatorin. Ku për dyshimet e ngritura nga ana juaj nuk kemi ndonjë njoftim. Por, kemi përcjellë edhe informata që jepen nga mediet për ngritje të dyshimeve dhe mbi bazën e kësaj, ne si AUV, kemi marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. AUV është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave zyrtare të dërguara. Pas pranimit të rezultateve, varësisht nga gjetjet, do merren veprime, thuhet në përgjigjen elektronike nga zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

E përfaqësues të bizneseve thonë se Kosova do të duhet të ndërmarrë masa kundrejt çdo produkti që nuk i përmbush kërkesat e tregut. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se pavarësisht a është prodhim vendor apo i importuar, çdo mall duhet të kontrollohet.

“Ai produkt është duke u eksportuar në vendet e ndryshme të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Edhe Kosova duhet të marrë hapa të drejtë dhe të sigurt që çka është ai standard që nuk plotësohet për konsum në Evropë, e plotësohet për konsum në vendet e ndryshme të Ballkanit në këtë rast për Kosovën. Dhe në raste se Kosova vërteton një gjë të tillë, se nuk është për konsum, atëherë duhet të ndalohet ky import i këtij produkt, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik. Por, në të kundërtën nëse i plotëson kushtet, por në vendet e BE kërkojnë standarde edhe për paketim, atëherë kjo është një çështje dekorimi dhe jo çështje që jep dyshim për një kualitet të dobët dhe që nuk është për konsum”, ka thënë Shahini.

E qytetarët ankohen për perime jo cilësore.

“Pemët dhe perimet asnjë nuk janë të sigurta, sepse nuk ka kontroll. Tash nuk e kanë shijen si përpara që e kanë pasur, sepse tash shumë përdorin produkte për fryrje që i përdorin në bujqësi”, thotë një qytetare.

Sidoqoftë, deri në marrjen e analizave nga AUV, domatet e importuara nga Shqipëria do të vazhdojnë të jenë prezentë në treg. Ato së fundit janë kthyer mbrapsht nga Bashkimi Evropian, me arsyetimin se nuk i përmbushin parametrat e sigurisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngriten 54 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroritë Themelore në Kosovë

Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë

Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, Policia nis hetimet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngriten 54 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroritë Themelore në Kosovë

Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë

Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, Policia nis hetimet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

55 raste të të shtënave në festa në muajt  qershor dhe korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia

Dy persona arrestohen në Lipjan, dyshohet se kanë gjuajtur me armë gjatë një ahengu

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Vetëdorëzohen në Polici dy të dyshuar për tentim vrasje në Mitrovicë

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Arrestohet një person, dyshohet për dhunë në familje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën