Një grua ka raportuar të shtunën në Polici se vajza e saj e mitur është dhunuar nga një person në Lipjan.
Në raportin policor bëhet e ditur se ankuesja dhe vajza e saj kanë deklaruar se rasti ka ndodhur rreth dy javë para se të raportohej.
Palët janë intervistuar nga Policia, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Lipjan / NN-NN. Më 29.08.2026, ankuesja f/k me vajzën e saj të mitur kanë raportuar se para dy javësh viktima, vajza, është dhunuar nga i dyshuari m/k. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./teve1.info/




