TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dyshohet për varrezë masive afër Novi Pazarit, të mërkurën nisin inspektime

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Dyshohet për varrezë masive afër Novi Pazarit, të mërkurën nisin inspektime

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se, të mërkurën, me fillim nga ora 10:00, në fshatin Kozhle, afër Novi Pazarit, do të zhvillohen inspektime për shkak të dyshimeve për ekzistencën e një varri masiv.

Sipas njoftimit, ky zhvillim vjen si rezultat i kërkesave të vazhdueshme në kuadër të takimeve të delegacioneve dhe dialogut për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Theksojmë se ky rast ka qenë i planifikuar të trajtohej edhe vitin e kaluar, por pas disa ditësh përgatitje terreni, gërmimet ishin ndërprerë. Lokacioni në Kozhle është një nga lokacionet e adresuara në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve zyrtare, krahas kërkesave të vazhdueshme për rikthim me prioritet në Batajnicë dhe lokacionet e tjera tashmë të shënjuara.”, thuhet në njoftim.

Përmes njoftimit është kërkuar sërish që gërmimet në terren të shoqërohen me të dhënat nga arkivat përkatëse të institucioneve të Serbisë, të cilat do të ndihmonin në saktësimin e lokacionit të varrit masiv dhe në sigurimin e provave të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

“Vlerësimet në terren në këtë lokacion, do të përcillen edhe nga përfaqësues të Delegacionit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutit për Mjekësi Ligjore. Dhimbja e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin një përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre është plagë e hapur e shoqërisë sonë. Çdo hap drejt zbardhjes së të vërtetës është hap drejt drejtësisë, drejt paqes së munguar dhe dinjitetit njerëzor”, theksohet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Zbulohen mbi 800 produkte mjekësore të padeklaruara me vlerë mbi 26 mijë euro

Zbulohen mbi 800 produkte mjekësore të padeklaruara me vlerë mbi 26 mijë euro

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Mbahet konferenca përgatitore në rastin “Thaçi 2”, gjykimi shtyhet deri më 14 prill

Reagon ZRrE: Tarifat e reja janë të detyrueshme për gjithë furnizuesit në tërë territorin e Kosovës

ZRRE paralajmëron masa në rast të gabimeve në njehsorët elektrikë

“Ditari” 01.04.2026

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Mospërputhje të kohës në disa njehsorë, dërgohen për verifikim

Mospërputhje të kohës në disa njehsorë, dërgohen për verifikim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën